Përmbytjet në Vlorë e Fier, Panariti: Shkak, mungesa e energjisë në hidrovore

Minsitri i Bujqësisë Edmond Panariti, ka informuar mbi situatën e përmbytjeve në vend si shak i reshjeve të shiut.Panariti   tha se qarqet  problematike janë Vlora, Lushnja dhe Fieri, dhe kjo sipas tij ka ardhur për shkak të mungesës së energjisë elektrike në hidrovore, ndaj ai  bëri thirrje OSHE-së, të marrë masa të menjëhershme.Edmond Panariti: Kryesore është që të mobilizohemi dhe kjo nuk është vetëm sfidë e Ministrisë së Bujqësisë, por edhe e strukturave të pushtetit lokal e OSHEE, e strukturave të rendit për të përballuar si bllok këtë situatë të jashtëzakonshme të reshjeve.Teksa solli në vëmndje së  Shqipëria listohet si një ndër vendet me rrisk të lartë ndaj katastrofave natyrore,  Ministri i Bujqësisë,  kërkoi  mobilizmin e të gjitha institucioneve për të përballuar situatën.Edmond Panariti: Për të mobilizuar të gjithë strukturat e emergjencave civile, sidomos për të ndërhyrë në të gjitha brigjet e lumenjve, nëpër anësite e tyre, aty ku kemi për rrjedhojë edhe vendosje të banesave të baktiva apo të mbjellave, për të marrë masat për të minimizuar dëmet e mundshme.Panariti,  tha se dhe në ditët në vijim parashikohen reshje me intesitet të lartë, ndaj ai kërkoi që në cdo moment  ndërprerje,  institucionet e linjës, të ndërhynë dhe të marrin  masa për përballlimin e situatës së jashtëzkonshme./Oranews.tv/