Analiza e PD në bazë, Basha: Gjeni atë që bën fushatë për një subjekt tjetër politik

Pas njohjes me raportin paraprak në Kryesinë e Partisë Demorkatike, kryetari Lulzim Basha ka urdhëruar nisjen e një analizë të hollësishme në çdo degë për zgjedhjet vendore të qershorit. Basha kërkon një raport të hollësishëm mbi problematikat që lidhen me funksionimin e strukturave, por dhe me administrimin e zgjedhjeve, ku ndër të tjera kërkohet evidentimi i të gjithë atyre që bënë fushatë për një subjekt tjetër politik.Pas mbledhjes së kryesisë, ku u lexua një raport paraprak analitik mbi rezultatin e demokratëve në zgjedhjet vendore të qershorit, kryetari Lulzim Basha ka udhëzuar proçesin e analizës në çdo degë.Në udhëzimin që mban datën 6 tetor, kryetari i opozitës kërkon që Kryesia në çdo degë të hartojnë një raport të hollësishëm për çdo qendër votimi dhe grup seksioni, i cili duhet të bazohet në dy drejtime kryesore, problematikat e brendshme dhe problematikat që lidhen me administrimin e zgjedhjeve.Analiza mbi mosfunksionimin e strukturave në bazë duhet të fokusohet mbi këta faktorë.“Evidentimi i rasteve të shkeljes së udhëzimit që ndalon drejtuesit e forumeve të garonin apo të bënin fushatë për subjekte të tjera. Prezenca e anëtarësisë dhe strukturës në terren. Funksioni i departamenteve të degës, kohezioni dhe atmosfera e bashkëpunimit. Prania e strukturave dhe roli në fushatë i organizatave partnere FRPD dhe LDK.Gjithashtu pjesë e raportit analitik të demokratëve mbi rezultatin e zgjedhjeve vendore do të jenë dhe problemet që nuk lidhen me strukturat, por me administrimin e zgjedhjeve.Manipulimi i listave të zgjedhësve dhe lëvizja artificiale e votuesve duhet të jenë në qendër të analizës.“Problemet me listat, manipulimi i listave, lëvizjet artificiale të votuesve, mungesa në adresa, administrimi i zgjedhjeve, sigurimi i komisionerëve, vëzhguesve, numëruesve dhe grupeve mbështetëse si dhe efektiviteti i tyre”.Kryetari i Partisë Demorkatike kërkon që drejtuesit e degës raportin sipas pikave të kërkuara ta paraqesin në qendër brenda dy ditëve.Nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho dhe Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani, janë mandatuar të ndjekin analizën në çdo degëpd /Oranews.tv/