Pogradec, dhjetëra banesa dhe biznese u përmbytën nga reshjet e shiut

Në Pogradec janë me dhjetëra banesa, biznese, kopshte, që u përmbytën nga vërshimi i ujërave. Dëmi është i madh.Eduart Kapri, kryetar i bashkise Pogradec: Në pjesën e komunës sidomos në komunën e Starovës, deri në qytetin e Pogradecit kemi edhe përmbytje të shtëpive. E gjendur para një situate emergjence, bashkia e Pogradecit ka nisur punën për heqjen e ujit.Dëme nga përmbytjet janë evidentuar dhe në Libonik të Maliqit, ku si pasojë e reshjeve intensive, dhjetra banesave u është futur uji dhe balta në brendësi.Dëme nga moti i keq ka pësuar dhe Ujësjellësi i Ersekës, i cili për orë të tëra ka qenë në ujë.Ndërkohë në të gjithë rajonin e Korçës, kanë nisur verifikimet në terren për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet./Oranews.tv/