Lirohet “gurshënuesi” i autobusit serb, kuq e zinjtë kërkojnë lirimin e Ballistit

Gjykata e Tiranës la sot të lirë adoleshentin që gjuajti me gur autobusin e ekpit kombëtar serb të futbollit, në kohën kur po futej në Tiranë pas mbërritjes në Rinas.Marsel Qeleshi, tashmë vetëm do shkojë para hetuesve një herë në javë, pasi ndaj tij u vendos masa “detyrim paraqitje”.Prokuroria kishte kërkuar masën e arrestit me burg për tre akuza, prishje të qetësisë publike, dëmtim prone dhe veprime të dhunshme ndaj personave të mbrojtur ndërkombëtarisht.Ndërkohë në sheshin “ Skëndërbej” dhjetra tifozë kuq e zi kërkuan lirimin e ballistit Ismail Morina.marseli1