Kombëtarja serbe ikën nga Tirana pa asnjë incident por me fitoren në fushë

Rreth orës 3 të mëngjesit të së premtes 9 tetor 2015, kombëtarja serbe ka lënë Shqipërinë.Eshtë larguar nga drejt Beogradit përmes aeroportit “Nënë Tereza”. Asnjë incident nuk u shënua gjatë lëvizjes nga Elbasani drejt aeroportit.Policia bën të ditur se ekipi dhe delegacioni serb është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie dhe nuk është shënuar asnjë incident.Ambasadori i Serbise ne Tirane Miroljub Zariç dhe Shefi Sigurise se Federates Serbe ish gjeneral i Policise Serbe, Milivoj Mirkov para se te largoheshin ne drejtim te Rinasit kane zhvilluar nje takim falenderimi me Drejtorin e Policise se Shtetit Haki Çako dhe Drejtorin e Pergjithshem per Sigurine Altin Qato.Shefi Sigurise se Federates Serbe ka deklaruar se ka mbetur i befasuar nga masat e Policise Shqiptare."Plan masash dhe organizim e zbatim perfekt. Kam qene në shumë vende por masa të tilla nuk kam parë. Faleminderit për angazhimin tuaj personal mbremjen e djeshme te incidentit me autobuzin, por masat e marra nga Policia e bënë ate incident të izoluar e pa pasoja" ka thënë Mirkov.Ndërkaq kreu i policisë shqiptare u shpreh se "Une e fitova ndeshjen time si Polici. Si shqiptar keqardhje qe humbëm."Cako falenderoi punonjësit e policisë që u angazhuan në mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Serbi.12140812_1065127796839369_3496076170690117235_nrinas12088450_1065127286839420_5987581825448841203_n         12088523_1065127213506094_7216731135047633968_n12112160_1065127683506047_8624100208452952359_n12105879_1065127776839371_5840242148078353079_n12108757_1065127726839376_6984605368023560290_n12140812_1065127796839369_3496076170690117235_n/Oranews.tv/