Sherr mes 60 azilantësh shqiptarë dhe afganë, disa të plagosur nga konflikti

Një 18-vjeçar shqiptar është arrestuar pas një konflikti masiv të ndodhur në Hamburg të Gjermanisë.Ngjarja ka ndodhur në një qendër strehimi emigrantësh ku në përplasjen fizike janë përfshirë rrteh 60 persona shqiptarë dhe afganë.Nga përleshjet 5 persona kanë mbetur të plagosur dhe njëri prej tyre ka marrë plagë me thikë.Përshihen sërish nga dhuna qendrat e emigratëve në Gjermani dhe sërish me protagonistë shqiptarë. Kësaj radhe përleshja masive ka ndodhur në Hamburg.60 persona, shqiptarë dhe afganë,  janë konfrontuar fizikisht me armë të ftohta si thika dhe shufra hekuri, ku disa prej tyre kanë mbetur të plagosur.Policia tha se ka arrestuar tre klandestinë, të cilët ishin protagonsitët kryesorë të luftës mes shqiptarëve dhe klandestinëve nga Afganistani.Rojet e sigurisë të vendosura pranë qendrave të emigrantëve kanë telefonuar forcat policore, pasi situata doli jashtë kontollit.Sipas deshmitarëve, konflikti nisi në një strukturë sanitare dhe pastaj u përhap nëpër të gjitha tendat e qendrës.Nuk ka konfirmime zyrtare, por ky dëshmitar thotë se personat e përfshirë në konflikt kishin thika, shufra hekuri, sende të tjera të forta dhe madje edhe armë zjarri.Ky nuk është incidenti i parë që shënohet me protagonistë shqiptarë në Gjermani.Si pasojë e incidenteve të shpeshta mes azilkërkuesve, politika gjermane po kërkon ndarjen e refugjatëve sipas feve.Autoritetet gjermane thonë se sulmet me shumë gjasa do të rriten edhe me rritjen e numrit të klandestinëve.Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, e ka quajtur dhunën në qendrat e refugjatëve të papranueshme.“Kushdo që kërkon strehim në Gjermani duhet të sillet brenda kufijve ligjorë”, tha de Maiziere.20151007-070257-ONL-Schlgerei-Flchtlinge-700-oL-2000-stillmassenschlaegerei-fluechtlinge213 12 1 34