Ndryshime në qeveri? Rama takim 60 minutësh me Metën në Kryesi
Për të dytën herë brenda pak ditësh, kryeministri Edi Rama i është drejtuar kryesisë se Kuvendi ku ka zhvilluar një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta, në një takim prej 60 mintuash. Nuk dihen detaje nga takimi kokë më kokë, por mendohet se pjesë e bisedës kanë qenë qëndrimet e kundërta që Kryeparlamentari dhe Kryeministri kanë pasur për ndryshimet në qeveri.Vetëm 2 ditë, pasi dy bashkëdrejtuesit e koalicionit PS-LSI mbajtën qëndrime të kundërta në distancë për ndryshimet në qeveri, Edi Rama dhe Ilir Meta, u takuan ballë për ballë për 60 minuta në Kryesinë e Kuvendit.Takimi, është në vazhdën e bisedave të përjavshme që Rama e Meta, zhvillojnë për ecurinë e koaliconit, por rifreskimi i kabinetit, besohet se ka qenë pjesë e bashkëbisedimit.Kjo për shkak se të hënën, e 5 tetorit 2015, pak orë pasi kryeministri Edi Rama i kishte cilësuar sajesa mundësitë për lëvizje në kabinet, aleati i tij Ilir Meta, foli për nevojën e impulseve të reja në qeveri.Nuk dihet nëse biseda kokë më kokë e Kryeministrit dhe kreut të Kuvendit, ka çuar në dakordësi për këtë çështje kjo për shkak se pas takimit nuk pati asnjë komunikim me mediat.Por cili është mendimi i vetë Ministrave dhe deputetëve për ndryshimet në qeveri?Ermonela Felaj: Ndryshimet në qeveri janë diskrecion kushtetues i Kryeministrit, pse dueht të rrimë dhe gjykojmë gjithë ditën?Ulsi Manja: E ka dhënë përgjigjen i pari i punës, Kryeministri i vendit.Blendi Klosi: Sa vjet keni që e keni provuar me mua dhe nuk merrni dot ndonjë fjalë jashtë kontekstit.[caption id="attachment_593761" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti ku kryeministri del nga kryesia pas takimit[/caption][caption id="attachment_593760" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti ku kryeministri del nga kryesia pas takimit[/caption] Më 5 tetor Meta deklaroi se kërkonte impulse te reja qeverisëse: Ne gjithmonë kërkojmë impulse të reja qeverisëse, kërkojmë standarde më të larta të qeverisjes. Përsa i takon ndryshimeve, ia kemi lënë iniciativën gjithmonë Kryeministrit kur ai e gjykon të arsyeshme. Unë besoj se gjithnjë ka nevojë për impulse gjithnjë e më të gjalla dhe më të fuqishme.Po më 5 tetor Rama pas mbledhjes së grupit PS deklaroi se ishin hamendësime të medias" Puna juaj është që ju mendoni, ju flisni, ju informoni, ju komentoni dhe pastaj kujtoni që ajo që është folur e kemi folur ne, ndërkohë që e keni folur ju”. /oranews.tv/