Firma turke pezullon 1 vit aktivitetin, minatorët e Munellës: Hape, ose ik!
Pezullimi i aktivitetit të kompanisë “Beralb” për afro 1 vit, nxori në protesta punonjësit e konçensionarit turk të nxjerrjes dhe përpunimit të bakrit.Në krye të kësaj proteste të zhvilluar në qytetin e Fushë Arrëzit ishin edhe drejtuesit e BSPSH-së së Shqipërisë.Kreu i saj, Gëzim Kalaja, kërkoi rikthimin në punë të saj, pasi po lihen në mes të katër rrugëve mbi 250 punonjës.Gëzim Kalaja: “Do vazhdoj të jem bashkë me ju krah për krah deri në realizimin e kërkesave tona dhe punëtorët në punë.Të jeni të sigurt se do të tërhiqem i fundit nga kërkesat e drejta të minatorëve të monedhës të fabrikës së pasurimit.Protesta e minatorëve të Fushë Arrëzit do të mbështetet nga të gjithë minatorët e Shqipërisë. Kompania të mendohet mirë, i kërkojmë kryeministrit Rama të zbatojë kontratën konçensionare, të mos lejojë ndërprerjen e punës.Ti japë bukë minatorëve. O do të fillojë puna ose kompania do të largohet nga Shqipëria”.Minatorët e Munellës të cilët për 2 orë bllokuan rrugët e Fushë Arrëzit, lëshuan alarmin se nëse miniera rri pa punë për 1 vit, atëherë ajo rrezikon shëmbjen. Brenda 10 ditësh nëse nuk gjendet zgjidhje ata kërcënojnë me grevë urie.“Firma turke ka një muaj që ka mbyllur minierën, ku janë të punuar rreth 300 punonjës. Na njofton se do ta mbyllë për një vit meqenëse ka rënë çmimi i bakrit në bursë. Ne kemi vazhduar gjatë gjithë muajit negociata me ta dhe nuk pranojnë të hapin minierën. Këtu mineral ka, madje po të hapen miniera të reja duhet të shtojë punëtorë jo të heqë 300”.“Miniera e monedhës ka një seksion shumë të vështirë, sikur tre ditë të rrijë pa punë ajo bie brenda. Po bëhet një muaj që në punëtorët e minierët nuk punojnë”.“Ber Alb” prej 1 shtatorit ka pezulluar aktivitetin nën justifikimin e renies së çmimit të Bakrit në bursë çfarë ka sjellë dhe humbje në të ardhurat e kompanisë.Ajo ka premtuar se deri në janar do të paguajë punonjësit me pagën bazë por këto të fundit kërkojnë respektimin e kontratës kolektive të punës, të cilën e kanë të nënshkruar deri në qershor të vitit 2017.
