Në Tiranë, Durrës, Fier e Gjirokastër kapen 68 kg kanabis, droga në shtëpi e makinë
Një sasi prej 68 kg lëndë narkotike është sekuestruar në kuadër të katër operacioneve të ndërmarra në katër qytete. Në pranga kanë rënë 12 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.Durrës- 35 kg kanabis janë sekuestruar në kuadër të operacionit “Stafeta” të përfunduar ditën e djeshme Në pranga kanë rënë• Sajmir Koçi 26 vjeç, banues në Durrës;• Arben Ziri 38 vjeç, banues në Krujë;• Blerim Çela 30 vjeç, banues në Fushë-Krujë dhe• Altin Çangu 37 vjeç, banues në Krujë.Arrestimi i tyre u bë pasi:Më datë 05.10.2015, në vendin e quajtur “Ura e Gjoles”, Fushë-Krujë, gjatë kontrollit të mjetit tip Renault Clio me targë TR 1658 H , ku udhëtonin shtetasit Blerim Çela dhe Sajmir Koçi, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin sasinë prej 35 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Ky mjet shoqërohej nga mjeti tip Pezho, me targë italiane DJ 786 WA ku udhëtonin shtetasit Arben Ziri dhe Altin Çangu.Ata akuzohen për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” në bashkëpunim" informon policia e qytetit bregdetar.6 në pranga dy në kërkim për 10.2 kg banabis, të shtëna me armëTiranë - Seksioni për Narkotikët në Policinë e Tiranës arrestoi në flagrancë 6 persona:• Gëzim Hodaj, 24 vjeç, banues në Mallakastër• Sefer Hodaj, 22 vjeç, banues në Mallakastër• Shkëlqim Merkaj, 36 vjeç, banues në Fier• Erjon Merkaj, 31 vjeç, banues në Fier• Thodhori Demçe, 20 vjeç, banues në Gjirokastër• Taulant Boci, 31 vjeç, banues në Gjirokastër.Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve:• E.H., 20 vjeç, banues në Mallakastër,• F.H., 22 vjeç, banues në Ballsh.Shtetasit e mësipërm u kapën në flagrancë tek kryqëzimi i fshatit Gorishovë në Fier, me një sasi prej 10.2 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.Gjatë momentit të arrestimit, ka patur disa të shtëna armësh, për të cilat dyshohen si autorë F.H dhe E.H., por nuk ka patur të lënduar.Në Fier u finalizua operacioni antidrogë “Kasti”.Në prangat e policisë ra K.M, 62 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i tij u bë pasi në oborrin e banesës së tij në një serë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa rrënjë bimë narkotike të dyshuara si të llojit Cannabis Sativa, të shkulura dhe të vendosura mbi tokë për tharje, që rezultuan me një peshë prej 15 kg.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale "Prodhim dhe shitje e narkotikëve" parashikuar nga Neni 283 i Kodit PenalGjirokastër - Specialistët antidrogë mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.Gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së Dilaver Kapllanit, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 8,3 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

/Oranews.tv/