Pegida protesta kundër emigrantëve, kritika Qeverisë gjermane

Qindra mbështetës të Pegidas, lëvizje kundër emigrantëve, u mblodhën në qytetin e Dresdenit, duke protestuar kundër vendimeve të qeverisë gjermane ne raport me klandestinët.Ata kritikuan Krerët e Shtetit gjerman, që sipas tyre po injorojnë frikën ndaj fluksit të emigrantëve myslimanë.Marshimi i tyre nisi nga Pallati i Operas, ku me qindra mijera njerëz të cilët mbanin në duar flamuj dhe pankarta me mbishkrime kundër islamit në Gjermani.Policia nuk ka dhënë një shifër të saktë të pjesmarrësve, por rritja e numrit të klandestinëve në vend ka rritur edhe numrin pjemarrësve të levizjes.Edhe pse rajoni i Dresdenit krahasur me vendet e tjera në Gjermani ka numrin me të ulët të emigrantëve, sërish qyteti mbetet një qendër e protestave të krahut të djathtë.Numri i azilkërkuesve në Gjermani ka shkuar në një milion vetëm për këtë vit, duke çuar edhe në rënien e popullaritetit të kancelares gjermane Angela Merkel dhe partive që mbështesin e qeverinë e saj.Politikanët e dy partive, CDU dhe SPD kanë filluar të bëjnë thirrje për kufizim të numrit të klandestinëve që hyjnë në vend, përfshirë edhe kontrolle të rrepta kufitare dhe rishpërndarje të refugjatëve në vendet të tjera anëtare të Bashkimit Europian.