Ligji për barnat, miratohet heqja e nenit që kufizon barnat nga Ballkani

Mazhoranca në Komsionin e Shëndetësisë rrëzoi propozimin e opozitës për të ngritur një komision hetimi me ekspertë ndërkombëtar dhe shqiptarë për cilësinë e barnave që hyjnë në treg.Albana Vokshi: Le të krijojë qeveria me urdhër të kryeministrit një komision me ekspertë ndërkombëtare dhe me ekspertë të mirë kombëtarë dhe këtij komisioni ti lihet një afat disa mujor që të shofi ligji, të shofi standardin dhe t’i propozojë ato. Atëherë pse si bëjmë këtë, e lejmë ligjin kështu siç është.Këto debate ishin pjesë e diskutimit të projektligjit të shërbimit farmaceutik që lejon importin e barnave edhe nga vendet e Ballkanit kur aktualisht medikamentet  që hyjnë në Shqipëri  duhet të tregtohen të paktën në një vend të BE.Bedri Miha: Kjo është përgjegjësia juaj zyrtarePetrit Vasili: Për çfarë?Bedri Miha: Me politikat shëndetësore nuk keni garantuar cilësinë e kontrollitKomsioni i Shëndetësisë pavarësisht kundërshtimeve të opozitës e miratoi pa asnjë ndryshim draftin e qeverisë për shërbimin  farmaceutik, i cili ka shkaktuar debate të ashpra për sigurinë e barnave që hyjnë në tregun vendas.