Siri, militantët e ISIS shkatërrojnë një objekt antik 2000 vjeçar
Militantët e Shtetit Islamik kanë shkatërruar me eksploziv harkun e triumfit, Monumenti i periudhës romake që ndodhej në qytetin 2 mijëvjeçar të Palmirës.Lajmi bëhet i ditur nga kreu i antikave të Sirisë, Maamoun Abdulkarim, i cili tha se ekstremistët kanë shkatëruar gurin më të çmuar të qytetit të lashtë.Shteti islamik ka disa muaj që ka nisur shkatërrimin e Monumenteve antike të historisë së lashtë dhe të të gjitha pasuritë e UNESKO-s në Siri dhe Irak, që kur mori nën kontroll këto zona në mars të vitit të kaluar.Më 19 gusht ekzekutoi arkeologun kryesor të palmirës Khaled Assad, më 23 të po këtij muaji hodhi në erë tempullin Ball Amish, pjesë e kolanës Bell me 30 tempuj gjithsesj.Më 5 shtator militantët shkatërruan varre dhe kulla të epokës romake, me argumetin që asgjë përveç Zotit nuk mund të adhurohet.Sipas tyre gjithçka tjetër është mëkat.