“Bild”: Gjermania përgatitet për presë rreth 1.5 milion emigrantë këtë vit

Gjermania përgatitet për presë rreth 1.5 milion emigrantë këtë vit, një shifër kjo më e madhe se ato të mëparshmet, ka raportuar sot e përditshmja gjermane “Bild”, duke cituar parashikime të fshehta të qeverisë.“Presioni i emigrimit do të rritet më tej. Tani ne presim 7 deri në 10 mijë kalime ilegale të kufirit çdo ditë në tremujorin e fundit”, shkruan Bild.Sipas gazetës, autoritetet gjermane janë të shqetësuara për rrezikun e “mungesës së kushteve” dhe ato tashmë po kanë probleme me numrin e nevojshëm të kontenjerëve për vendosje dhe kapacitetet sanitare për prurjet e emigrantëve të rinj.Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Gjermania nuk do të dobësojë përkushtimin e saj për strehimin e azilkërkuesve.