Ndryshime në Qeveri? Rama: Ju flisni, informoni dhe kujtoni që kemi folur ne
Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar Socialist, kryeminstri Edi Rama përjashton çdo mundësi për ndryshime në kabinetin qeveritar. Edhe në përfundim të mbledhjes i pyetur nga Ora News, shefi i qverisë tha se ndryshimet në qeveri, janë një sajesë e gazetarëve. Mësohet se në mbledhje është diskutuar edhe për praninë e deputetëve gjatë votimit ne Kuvend.Asnjë ministër që po qeveris prej 2 vitesh Shqipërinë nuk do të lëvizë nga detyra.Aludimet për ndryshimet në qeveri, i ka shuar vetë Kryeministri Edi Rama, fillimisht në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar, por edhe në përfundim të tij, kur u pyet nga Ora News.Edi Rama: “Puna juaj është që ju mendoni, ju flisni, ju informoni, ju komentoni dhe pastaj kujtoni që ajo që është folur e kemi folur ne, ndërkohë që e keni folur ju”.Për gati 60 minuta, shefi i selisë rozë, deputetë dhe ministra diskutuan mbi organizimin e partisë më të madhe në pushtet, por edhe dispilinës në Parlament. Burime brenda ekipit kuvendor, i thanë Ora News se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që deputetët të jenë aktive ne diskutimet parlamentare, por edhe të pranishëm në votim. Për disa seanca me radhë, mazhoranca ka shtyrë votimin e ligjeve me shumicë të cilësuar, për shkak të mugnesës së 84 votave. Mësohet se kryeministri ka ngrirë lëvizjet e deputetëve jashtë vendit, pa njoftuar më parë kreun e grupit parlamentar Gramoz Ruçi.Në mbledhje, kreu i selisë rozë, ka kërkaur mobilizimin e të gjithë partisë për rritjen e anëtarësimeve të reja në parti, por edhe zgjedhjen e strukturave të reja, që do të përmbyllen me Kongresin e dhjetorit./Oranews.tv/