1800 paketa cigaresh pa pullë fiskale për tregtim tek “Qytet Studenti”, arrestohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2015, 09:57
Sekuestrohen paketa cigaresh pa pullë fiskale.Policia e Tiranës gjatë operacionit policor të koduar "Trokadero", ka sekustruar një sasi prej 1000 paketash të markës “United” dhe një sasi prej 800 paketash të markës “Trokadero” pa pullë fiskale.Sasia e paketave të cigareve u kap në mjetin tip “Toyota” Rav4, me targa AA962BS, i cili drejtohej nga shtetasi Agim Smajlaj, banues në Durrës.Policia bëri arrestimin në flagrancë të 53-vjeçarit.Sipas bluve, sasia e cigareve pa pullë fiskale dhe të dyshuara me origjinë kondrabandë, do të tregtoheshin tek tregu në “Qytetin e Nxënësve”.