Banka Botërore: 702 milion njerëz jetojnë në varfëri ekstreme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2015, 08:31
Banka Botërore thotë se për të parën herë, më pak se 10% e popullatës botërore do të jetojë në varfëri ekstreme deri në fund të këtij viti.Rreth 702 milionë njerëz, ose 9.6% e popullatës së botës, do të jetojnë nën linjën e varfërisë këtë vit, kryesisht në rajonet në Afrikë dhe Azi.Në vitin 2012, kjo shifër ishte 12.8%.Por, raporti i Bankës Botërore, i publikuar mbrëmë, thotë “se për miliona afrikanë ende ka shqetësime të mëdha”.“Ne jemi gjenerata e parë në historinë njerëzore, e cila mund të ndalë varfërinë ekstreme”, tha presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim.Ky raport u publikua pasi liderët botëror muajin e kaluar kanë shprehur përkushtim që brenda 15 viteve të ndalin varfërinë ekstreme.