Lamtumirë nën/komisar Gjeta, krerët e shtetit përulen para Dëshmorit të Atdheut

I është dhënë sot lamtumira e fundit nënkomisarit Simon Gjeta, i cili mbeti i vrarë të shtunën gjatë një operacioni policor në Oblikë të Shkodrës.Personalitete të larta të vendit, si kreu i Kuvendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, Ambasadorë të akredituar në Tiranë, mes tyre përfaqësuesi i SHBA-së Donald Lu, lideri i opozitës Lulzim Basha, Ministra të kabinetit qeveritar, kolegë të tij dhe miq e të afërm, prej orës 11:00 deri në 13:00 nderuan "Dëshmorin e Atdheut".Ata vlerësuan punën e nën/komisarit dhe policisë së shtetit në përballjen e përditshme me krimin dhe kriminelët.Shefi i opozitës Basha duke folur pas homazheve,  siguroi  punonjësit e Policisë së Shtetit se Partia Demokratike ka  qenë dhe do të jetë gjithmonë krah tyre, ndërsa theksoi domosdoshmërinë  e rikthimit të drejtimit politik të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit në parametrat që meritojnë efektivët.Basha:  “Zotimi im në një ditë si kjo, që qofshin sa më të pakta, është rikthimi i drejtimit politik të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit në parametrat që meritojnë efektivët që ditë për ditë gjenden në vijën e zjarrit me krimin dhe kriminelët. Shkëputja totale e çdo lidhje kriminale me kupolën drejtuese të Ministrisë së Brendshme, dhënia e një modeli europian të përkushtuar ashtu siç e meritojnë efektivat tanë, ashtu siç e meritojnë të gjithë ata që i shërbejnë ligjit, rendit dhe sigurisë së qytetarëve”.Presidenti Bujar Nishani akordoi sot për Simon Gjetën "Dekoratën e Artë të Shqiponjës" me motivacionin: "Në vlerësim dhe nderim të thellë për përkushtimin e rrallë, devotshmërinë e pashembullt, heroizmin stoik të treguar në radhët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë deri në sakrificën sublime të dhënies së jetës gjatë luftës pakompromis kundër krimit dhe mbrojtjes së rendit dhe zbatimit të ligjit.Gjeta ra në krye të detyrësEfektivi i FNSH-së Simon Gjeta do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit pranë ish-kolegëve të tij të rënë në krye të detyrës, Ibrahim Basha dhe Musa Skura.Efektivi i FNSH së Shkodrës mbeti i vrarë gjatë ndërhyrjes për arrestimin e Ruzhdi Arishtës, pasi ky i fundit plagosi një 21 vjeçar.Ndërhyrjes së policisë, Arishta iu përgjigj duke hapur zjarr dhe duke qëlluar në kokë efektin e FNSH-së, i cili humbi jetën në vend.Për arrestimin e këtij krimi të rëndë, policia dhe RENEA u përfshinë në një aksion që zgjati përreth 12 orë duke negociuar dorëzimin e autorit, që ndodhej i fshehur në banesën e tij në fshatin Oblikë.Gjatë këtyre orëve pati shkëmbime zjarri, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe bomba tymuese. Operacioni përfundoi me ekzekutimin e 54-vjeçarit.Prokuroria e Krimeve të Rënda nis hetimet për vrasjen e drejtuesit të FNSH-sëJa vendi ku u vra efektivi FNSH-së, gërmadhat që la pas përplasja me armëProfili i efektivit të vrarë i FNSH, pjesmarrës në disa operacione të rëndësishmePas 12 oresh rrethim, RENEA vret ekzekutorin e efektivit të FNSH-së, Simon Gjetaunnamed unnamed (6) unnamed (5) unnamed (4) unnamed (3) unnamed (1) unnamed (7)simon gjeta homazhehomazhet e simon gjetesgjeta homazhebashasimon gjeta homazherama meta gjeta423324/oranews.tv/