Vetëvritet ish e dashura e Jim Carrey , u ndanë pak ditë parë

Cathriona White, ish e dashura e Jim Carrey është gjetur e vdekur nga dy miq të saj mbrëmjen e së hënës në shtëpinë  në Los Anxhelos.Burimet e policisë supozojnë se ajo vdiq nga mbidoza e drogës pasi pranë trupit të saj ishin gjetur shumë ilaçe.Sipas TMZ 28 vjeçarja kishte lënë një letër dedikuar aktorit para se të vdiste që kishte të bënte me ndarjen e tyre për herë të dytë në 24 shtator.“Po e mbyll llogarine time në Twitter. Shpresoj të kem qënë një dritë për të dashurit dhe të afërmit e mi” – ka shkruar White në postimin e saj të fundit në rrjetin social Twitter.“Jam i shokuar nga vdekja e të ëmblës time Cathriona. Zemra ime shkon për të gjithë familjarët, miqtë dhe të gjithë që e donin. Të gjithë jemi goditur nga një rrufe” – ka thënë aktori Jim Carrey në një deklaratë për TMZ . /Oranews.tv/