Nishani: Më përjashtuan nga Reforma në Drejtësi, mazhoranca shantazh Llallës

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka hedhur akuza mbi kreun e Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj. Duke kundërshtuar vënien e tij në krye të kësaj reforme, Nishani tha se Xhafaj ka përgjegjësi për situatën që ndodhet sot drejtësia, pasi ka qenë ministër i Drejtësisë, që është kapur nga korrupsioni dhe politika.Kreu i Shtetit tha se u përjashtua nga Reforma në Drejtësi ndërsas akuzoi mazhorancën se po ushtron shantazh ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, pasi kërkohet që ti ndërpritet mandati.Pjesë nga biseda në studio me Presidentin Bujar NishaniIlva Tare: Keni gjykuar dhe ekspertët. Keni thënë që janë militantë ekstremistë politikë.Bujar Nishani: Mund të shikoni veprimtarinë e tyre gjatë gjithë kohës. Shikoni, investigoni. Media është plotësisht e mundshme, i ka të gjitha kapacitetet për të parë cila është sjellja institucionale. Cila është sjellja individuale gjatë kohës që kanë qënë pjesë e institucioneve shtetërore. këta individë që janë thirrur dhe janë bërë pjesë në mënyrë të njëanshme e atij komisioni dhe nëse do t’ju rezultojë që sjellja e tyre ka qenë tërësisht partizane  gjatë gjithë kohës që ata kanë qenë brenda institucioneve të shtetit shqiptar, se janë njerëz me veprimtari të shkuar institucionale dhe është e lehtë ti verifikosh..Ilva Tare: Veprimtari mund të kenë, por janë edhe ekspertë në jurispudencës?Bujar Nishani: Unë do të preferoja që më sëpari mazhoranca dhe specifikisht PS që ka në grupin e saj juristë me eksperiencë dhe me integritet, të vinte një njëri nga këta. Zotëria që ka vënë në krye ka një përgjegjësi shumë të madhe në situatën që është drejtësia sot.Ilva Tare: Po flisni për zotin Xhafaj?Bujar Nishani: Po, ka qenë ministër Drejtësie në ditët më të zeza të drejtësisë të kapur nga politika dhe korrupsioni.Ilva Tare: Zoti Nishani edhe ju keni qenë ministër Drejtësie, kjo nuk do të thotë që...Bujar Nishani: Dakord dakord, po ka akte. Unë po e bëj publike, ka sjellje, ka fakte. Sepse një njeri që ngrihet dhe përdor një fjalor të papranueshëm për Presidentin e Republikës, natyrisht që ka një hall të madh, por unë besoj që duke nisur që nga kreu i komisionit...Ilva Tare: Unë nuk e di cfarë halli thoni se zotin Xhafaj nuk e kemi prezent por do ta pyesim në ditët në vijim. Cfarë halli mendoni se ka zoti XhafajBujar Nishani: Brenda PS grupit të saj parlamentar, ka nejrëz me integritet të lartë porofesional që do të ishte shumë mirë të ishin angazhuar në krye të kësaj pune. Së dyti ekspertët duhet të ishin përzgjedhur njërëz të paanshme, pa kontribute politike.Ilva Tare: E keni me një emër, po me shumicën e ekspertëve?Bujar Nishani: Flas për ekspertët lokalëIlva Tare: Keni një emër konkret për ekspertët lokalëBujar Nishani: Kur them lokale nuk po përjashtoj njeri. Janë përzgjedhur për arsye politike, për shkak të kontributeve politike.Ilva Tare: Mendoni se do ta pranojnë edhe ekspertët ndërkombëtarë këtë?Bujar Nishani: Unë nuk gjykoj ekspertët ndërkombëtarë. Ekspertët ndërkombëtarë kanë institucione që i kanë dërguar dhe që i gjykojnë. Unë shpresoj që ekspertët shqiptarë të jenë të njohur me realitetin shqiptar.Ilva Tare: Ka një argument nga zoti Xhafaj, se këtë e keni bërë si deklaratë  për të goditur procesin e reformës dhe për të intimduar ekspertët?Bujar Nishani: Fakti që ka një produkt të tillë që kemi, sepse si cfarë kanë sjellë dhe unë shpresoj të korrigjohet. Një nga kërkesat që këta ekspertë kanë bërë është fakti që të vendoset në Kushtetutë që ndryshimet kushtetuese të mos lejohen të mos gjykohen nga Gjykata Kushtetuese. Kush është ky që ka frikë nga gjykimi i Gjykatës Kushtetuese për kushtetueshmërinë e këtyre ndryshimeve? Kjo kërkesë që kërkon të sanksionohet kjo e ka korruptuar të gjithë produktin.Kërkohet të vendoset në kushtetutë një nen ndalues. Ndalimi i krijimit të Gjykatave Speciale. Ne sot kemi një gjyaktë dhe një prokurori speciale që është Prokuroria dhe Gjykata për Krimet e Rënda dhe Gjykatat Speciale ndërtohen vetëm për dy çështje; për hetimin e krimit të organizuar dhe hetimin e gjykimin e korrupsionit të nivelit të lartë, të politikanëve. Kush janë këta që kanë sponsorizuar këtë kërkesë që të vendosim ne në kushtetutë ndalimin e krijimit të Gjykatave Special, mund të na duhet për një moment të caktuar. Sepse mund të ndodhë që krimi i organizuar të marrë nivelin e mafias. Unë besoj se e kemi të nevojshme. Mund të ndodhë përpara një afere shumë të madhe korruptive të zyrtarëve të lartë që do të na kërkonte krijimin e një Gjykate Speciale. Unë mendoj që duhet futur një nen lejues dhe jo ndalues. kërkohet t’i ndërpritet mandati Prokurorit të përgjithshëm.NISHANI: PO SHANTAZHOHET PROKURORI I PERGJITHSHEMIlva Tare: Ok shkojmë tek Prokurori i PërgjithshëmBujar Nishani: Cila është arsyeja?Ilva Tare: Arsyeja është që edhe ju ratë dakord që na duhet një hetim ndërkombëtar zoti President. Arsyeja është që mungon besimi tek kjo Prokurori...Bujar Nishani: Po ne nuk kemi vetëm hetime ndërkombëtare, kemi edhe hetime kombëtare...janë në burgjet tanë rreth 6000 të dënuarIlva Tare: ...ata që nuk paguajnë energjinë elektrikeBujar Nishani: Përvec atyre janë njerëz që janë përfshirë  në krimet  e organizuar dhe ata i kanë dënuar dhe hetuar prokuroë shqiptarë. Ne duhet të marrim përsipër një proces spastrimi të prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar dhe jo të bëjmë ndalime të tilla që të mos hetohen çështje kaq të rëndësishme. Kërkohet të ndalohet mandati i Prokurorit. Kryetari i Komisionit dhe ata anëtarët duhet të na japin një arsye. Cila është arsyeja që duhet të ndërpritet mandati i Prokurorit të Përgjithshëm aktual. Nëse është çështja e dobësisë në punë mazhoranca i ka të gjitha mjetet parlamentare për shkarkimin e tij. Nëse ka dicka që nuk lidhet me eficencën, me profesionalizimin dhe punën  e tij, të na e thonë cila është. Nëse është e lidhur me punën, mosefiçencën i ka të gjitha mekanizmat. Të nisë praktikat, të prezantojë provat që ky prokuror nuk përmbush detyrën...Ilva Tare: Po thoni që me këtë kërkesë po i bëhet një sulm Prokurorit të Përgjithshëm?Bujar Nishani: Po, pa diskutim që është një shantazh. T’i thuash tjetrit që unë do të ndërpres mandatin pa dhënë një arsye është një dekoratë? Jo nuk është dekoratëIlva Tare: Ju si e lexoni, si shantazh?Bujar Nishani: Pa diskutim...më e para është shantazh dhe e dyta është se duhet të na japin një përgjigje. Nëse nuk na japin përgjigje më duhet mua të investigoj se cila është arsyeja.Ilva Tare: Ju jeni të kënaqur me punën e Prokurorit të Përgjithshëm?Bujar Nishani: Unë nuk kënaqem kurrë dhe nuk do të kënaqem me punën e askujt sepse rezultatet që priten nga Prokurori i Përgjithshëm, të gjithë prokurorëvë, gjyqtarëve, e arsimtarëve, tatimorëve, doganjerëve etj në administratën shtetrorë janë cështje të një pritshmërie të lartë. Ne duhet të reflektojmë cfarë presin qytetarët e thjeshtë. Por edhe njëherë po them nëse mazhoranca gjykon që ky prokuror nuk po e bën detyrën si duhet, i ka të gjitha mekanizmat për të hetuar dhe vlerësuar punën e tij përmes mekanizmave parlamentarë. Tani kërkohet që Prokurorin e Përgjithshëm ta zgjedhin Këshilli i Prokurorëve...Ilva Tare: Do japin tre emra dhe do ta zgjedhë parlamentiBujar Nishani: Ne vazhdimisht kemi shprehur shqetësimin dhe jo pa  arsye që ka një korportatë të paaftish në prokurori dhe gjykatë dhe duhen nxjerrë jashtë sistemit. Tani në vend të merremi me nxjerrjen jashtë sistemit të tyre u japim këtyre të korruptuarve të zgjedhin prokurorin e Përgjithshëm që nesër do të jetë shefi i tyre.Për mua kjo është një tentativë e hapur për të marrë nga ana e qeverisë kontrollin mbi prokurorinë. Nëse qeveria kërkon ta ketë nën kontroll është më e ndershme, dhe unë nuk jam kundër, ta marrin dhe ta bëjnë pjesë të ekzekutivit, por mban dhe përgjegjësi politike. E ke pjesë të ekzekutivit, por ke edhe përgjegjësi. Jo ta kontrollosh dhe të mbetesh dorë jashtë, kjo është e papranueshme se e çon në kaos. Ka edhe mjaft çështje të tjera që nga mënyra si zgjidhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, mënyra si zgjidhen anëtarët e Gjykatës së Lartë, i hiqet e drejta e propozimit ...NISHANI: PO GODITET INSTITUCIONI I PRESIDENCESIlva Tare: Cfarë ndodh me KLD, KLD gjithashtu nuk do drejtohet nga Presidenti , por nga Ministri i Drejtësisë. Cfarë mendoni për këtë?Bujar Nishani: Unë nuk jam kundër që Presidenti të mos jetë në KLD, por cili është argument. Të mos jetë Presidenti sepse është njeri politik i zgjedhur nga një mazhorancë, President që betohet në kushtetutë, merr statusin e kryetarit të shtetit merr të gjitha adributet merr edhe imunitetin dhe bëhet apolitik. Por ky individ ky institucion u gjykoka që është politik dhe ky tani, Presidenti i Republikës u zëvendësoka nga një njeri nga një jurist i administratës apo që vjen nga bota civile, zgjidhet nga mazhoranca, dhe pa asnjë lloj statusi të veçantë zgjidhet po nga anëtarët KLD por ky ndryshe nga anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese ky zgjidhet me votim të hapur si kryetar i KLD.Ilva Tare: Po për mënyrën si është propozuar zgjedhja e Presidentit, është lënë kjo aktuale por me më pak kompetencaBujar Nishani: Godtja më fatale që i jepet gjithë sistemit kushtetues është goditja që i jepet institucionit të presidencës. Me amendamentet e parqitur nga mazhoranca paragjykohet dhe gjykohet presdienti si njeri politik.PRESIDENTI ESHTE PERJASHTUAR NGA REFORMA NE DREJTESIBujar Nishani: Ka shkuar në mënyrë të njëanshme, duke përjashtuar të parin Presidentin e Republikës, duke përjashtuar institucionet e tjera, duke përjashtuar komunitetin e qytetarëve, botën akademike. Nuk është bërë një konsulte në Fakultetin e Drejtësisë. Janë injoruar rekomandimet që kanë ardhur nga njerëzit e pavarur. Presidentin e Republikës nuk ka gjë në dorë sepse e kanë përjashtuar nga vendimi që kanë votuar vetë në Parlament.  E kanë votuar në Parlament dhe nuk e kanë zbatuar. Presidenti i Republikës edhe po të dojë dhe të jetë një njeri që nuk do reformë nuk ka mekanizëm për ta penguar. Këto janë fjalë kafenesh. Sepse edhe në dokument thoshin se i kemi marrë nga kafente perceptimet e qytetarëve. E kuptoni në cfarë standardi ka ardhur dokumenti. Kjo nuk është serioze.Ilva Tare: Si ju është dukur cilësia e dokumentit analitik, 400 faqe është...Bujar Nishani: Po një dokument që thotë që kemi marrë mendimet nga perceptimet në kafene.Ilva Tare: Është nje dokument që ka studime dhe citime të tjera, nuk ka vetëm kafene.Bujar Nishani: Asnjë studim nuk ka, mund ta referoni nëse e keni, zero. Përvec perceptimit të qytetarëve të marrë në kafene. Mund të shkohet me këtë dokument me reformë seriozë? Nuk është serioze. Unë fjalën kam, merakun kam, shqetësimin ka dhe do ta kem gjithmonë. Nuk tërhiqet prapa Presidenti dhe as trembet sepse do ishte fundi pastaj. Por mua më intereson reforma, sistemi ka nevojë për reformë.bujar nishani /Oranews.tv/