Aksident automobilistik tek "21 Dhjetori" , plagosen lehtë dy persona

Një aksident automobilistik ka ndodhur në kryeqytet , në zonën e njohur si "21 Dhjetori" pranë  policisë bashkiake.Një automjet tip BMV është përmbysur pasi bëri një  parakalim të gabuar ndaj një autobusi urban.Nga devijimi automjeti u përplas me bordurën ndarëse të rrugës duke u përmbysur.Dy të rinjtë që ndodheshin në automjet kanë marrë vetëm disa plagë të lehta dhe janë dërguar në spital për të marë ndihmë mjekësore.Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje për të bërë ekspertizën për  shkaqet që sollën këtë aksident.TIRANE AKSIDENTI AKSIDENTI.. AKSIDENTI TIRANE AKSIDENTI TIRANE _/Oranews.tv/