BB: Aksioni kundër informalitetit siguron treg të drejtë dhe të barabartë

Drejtoresha e zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Tahseen Sayed, analizon në një intervistë për Ora News situatën e ekonomisë shqiptare dhe reformën antiinformalitet të qeverisë.Pyetja 1: Qeveria ka filluar nismën anti informalitet, duke bërë edhe ndryshime ligjore. Për një pjesë të biznesit dhe ekspertëve, masat janë edhe represive. Si do ta komentonit ju dhe a keni një vlerësim për këtë nismë?Kjo fushate dhe të gjitha përpjekjet që po bën qeveria shqiptare në kuadër të rritjes ekonomike dhe të shmangies se evazionit tatimor janë shumë të rëndësishme për ekonominë dhe natyrisht janë përpjekje jo vetëm për rritje ekonomike, por edhe për tëshkuar drejt konsolidimit fiskal.Keto përpjekje kundër informalitetit dhe evazionit tatimor janë shumë të rëndësishme dhe pozitive në drejtim të bizneseve, pasi siguron një treg të drejtë, me rregulla loje që janë të barabarta për të gjithë. Nga ana tjetër, formalizimi çon gjithashtu në formalizim të punësimit dhe kjo ndihmon si tregun e punës, ashtu edhe punonjësit.Së treti, në përpjekje për të rivendosur ekuilibrat makroekonomikë, qeveria shqiptare ka një program për të siguruar qëndrueshmërinë fiskale, pjese e se ciles eshte konsolidimi fiskal. Ndaj trajtimi dhe marrja me këtë çështje, është pjesë e kësaj axhende, që të sigurojë këtë qëndrueshmëri fiskale.Përsa u përket reagimeve që ju përmendni, jam e vetëdijshme nga raportimet në media dhe në shtypin e shkruar. Por një pjesëe rëndësishme e këtij procesi është që qeveria të mbështetet dhe procesi të zbatohet në mënyrë të drejtë per kedo, e përsëris këtë, të zbatohet në mënyrë të drejtë per te gjithe. Dhe se fundi, edhe publiku duhet të jetë i mirëinformuar, të komunikohet me të, lidhur me përfitimet e këtij procesi në periudhë afatmesme dhe afatgjatë se ky proces do të ndihmojë në zhvillimin e sektorit privat, natyrisht edhenë rritjen e punësimit që nga ana tjetër, do të ndihmojë në reduktimin e varfërisë në vend.Ndërkohë cdo përpjekje për reformë duhet tësigurojë mbrojtjen e interesave të shtresave të varfra dhe tëcenueshme të popullsisë.Pyetja 2: Zonja Sayed, rrezikon kjo nismë e qeverisë që të paktën në një periudhë afatshkutër të prekë shtresat në nevojë që ju përmendët, por edhe konsumin?Nëperiudhe afatshkurtër, kjo përbën nje lloj tronditje për sistemin dhe ka ndikim në pjesë të ndryshme të sektorëve të ekonomisë. Por nga ana tjetër, ne momentin që njerëzit arrijnë të kuptojnë që të veprojnë në përputhje me rregullat dhe të bëhen në mënyrë vullnetare pjesë e ekonomisë formale, dhe si rezultat do të shmanget evazioni në taksa, atehere kjo do të krijojë hapësira të tjera për krijimin e programeve të ndryshme për shërbime publike dhe në drejtim të financimit, do të krijojë mundësi që të ketë programe apo shërbime specifike për personat në nevojë.Pyetja 3: Kur thoni që qeveria të ketë kujdes të varfërit, cfarë nënkuptoni dhe a do të ketë rekomandime, apo edhe një program nga Banka Botërore për të ndihmuar këtë kategori?Kam parasysh ketu ato shtresa që janë pjesë e sistemeve ekzistuese teprogrameve sociale, të ndihmës ekonomike te kategorizuara ne baze të ardhurave. Ndërkohë që Banka Botërore prej disa vitesh mbeshtet qeverinë shqiptare me nje projekt për përmirësimin e programit të ndihmës sociale.Më lini te marr si shembull reformën në energji, kuu rishikuan tarifat dhe në kuadër të këtij rishikimi, u planifikuan subvencione për shtresat në nevojë. Këto janë disa nga mënyrat, nëpërmjet të cilave mund të mbrohen interesat e shtresave në nevojë.Pyetja 4: Qeveria nuk ka realizuar të ardhurat në pjesën e parë të këtij viti, teksa ministri i Financave, Cani ka deklaruar se nga nisma anti informalitet do të arkëtohen 330 milionë dollarë. A shihni ju një lidhje mes këtyre të dyjave dhe a po e ndërmerr qeveria këtë nismë për të mbushur arkën?Nuk mund të bëj komente mbi atë që ka thënë ministri Cani, eshte me mire te pyesni ate vete mbi deklaratën. Megjithatë, shpresoj vërtet që qeveria po e trajton këtë cështje në kuadrin e axhendës se saj më të gjerë makroekonomike. Sic e dini, ne kuadrin e nje reforme me te gjere makroekonomikeben pjese edhe reforma e nisur vitin e kaluar. Pjesë e saj ka qenë shlyerja e detyrimeve të prapambetura ndaj sektor privat. Nderkohe qe ka pasur një përpjekje të përqëndruar për rishikimin e gjendjes në sektorin energjisë dhe sigurimin e furnizimit pa ndërprerje me energji. Të gjitha këto, janë pjesë e përpjekjeve në kuadrin fiskal. Pra kjo na ben te mendojme qe te gjitha këto nisma që po ndërmerren janë në këtë kuadër te asaj që zoti Cani ka thënë për rritjen e të ardhurave, pra ato do të cojnë në trajtimin e nevojave të tjera në kuadër më të gjerë;, nga njëra anë të sigurohen burime të mjaftueshme dhe nga ana tjetër, të rriten të ardhurat që do të përdoren për shtimin e investimeve publike dhe rrjedhimisht, tëcoje ne rritje ekonomike.Pyetja 5: Ju publikuat raportin mbi ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perendimor, përfshi këtu Shqipërinë. Si do ta vlerësonit gjendjen e ekonomisë shqiptare sot?Gjatëdy viteve të fundit kemi pare te filloje rimëkëmbja ekonomike. Vitin e kaluar deklaruam në raportin tonëse do të rimëkëmbje ekonomike, ndërsakëtë vit kemi parë efekte pozitive apo përmirësim në drejtim te rritjes ekonomike. Vendi ka potencial të jashtëzokonshëm për të shkuar më tej dhe për të pasur një rritje të mëtejshme dhe domethënëse ekonomike. Por nga ana tjetër, duke pasur parasysh mjedisin e jashtem, rajonal dhe global,eshte shume e rëndësishme qëShqipëria tëvazhdojërrugën për kryerjen e reformave të brendshme.Ne kete kuader, ruajtja dhe thellimi i programit per konsolidimit fiskal është shumë i rëndesishem, dhe me kete nenkuptoj jo vetem shlyrjen e detyrimevete prapambetura, por edhe parandalimin e krijimitte detyrimeve të reja permes një menaxhimi më të mirëdhe transparent te investimeve.Persai përket rritjes së të ardhurave anti-informalitet, duhet që procesi të zbatohet në mënyrë të drejtë, pasi kjo u përcjell tregjeve mesazhin se ka një fushë të barabartë loje për të gjithë ata që janë përfshirë, qoftë për investitoret vendas, ashtu edhe ata te huaj.Si fushë të dytë, doja të përmendja që një gjë kyce për rritjen ekonomike është nxitja e rritjes ne sektorin privat. Në këtë kuadër, përpjekja për të reformuar dhe përmirësuar klimën e investimeve dhe kuadrin rregullator janënisma të rëndësishme që janë marrë. Sigurisht per sektorin privat eshte shume e rendesishme qe te kete nje furnizim te qendrueshem me energji. Ndaj ka një program të detajuar për rimëkëmbjen e sektorit energjetik dhe është shumë e rëndësishne qëte ruhet drejtimi i marre dhe ky program te zbatohet deri në fund.Nje çështje tjeter e rëndësishme në këtë drejtim është sigurimi i stabilitetit financiar në vend. Në këtë drejtim janë bërë përpjekje te mira nga autoritetet, por nje fushe ku kërkohet më shumë vëmendje dhe punë lidhet me uljen e kredive të këqija. Disa drejtime ku duhen marrë reforma janë në fushën e gjyqësorit për të ndërmarrë reformat e duhura sidomos përsa i takon përmbarimit privat, pasi ky i fundit duhet të kryejë në mënyrën e duhur dhe në kohën e duhur ekzekutimin e kolateraleve, gjë që do të çojë në uljen e kredive të këqija.Këto janë disa nga ndërhyrje thelbësore që Shqipërisë i duhen për rritjen ekonomike.Pyetja 6: Përmendët disa herë reformën në sektorin energjetik. Si po ecën ajo?Siç e dini, një vit më parë miratuam një program 150 milionë dollarë për të ndihmuar qeverinë shqiptare, kryesisht në pjesën e reformimit të sektorit të shpërndarjes të energjisë, gjithashtu edhe për të miratuar një plan për rimëkëmbjen financiare tëtë gjithë sektorit energjetik. Për këtë arsye, një ndjekje dhe zbatim në kohë jo vetëm i projektit por edhe planit për rimëkëmbjen financiar është thelbësore për të përmbushur ato objektiva që ka vendosur qeveria.sulce/Oranews.tv/