Kapet me 67 kg hashash në automjet, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë

Një 33-vjeçar është arrestuar sot (29 shtator) nga policia e Vlorës pasi iu gjendën 67 kg lëndë narkotike Cannabis-Sativa në automjet.Poseduesi i lëndës narkotike, Erion Mandi, u arrestua në flagrancë pranë fshatit Sherishtë, në vendin e quajtur “Çezma e Thatë”.Policia njofton se 67 kg e lëndës narkotike ishin të ndara në 5 thasë dhe ishin fshehur në shasinë e kamionçinës Ford me targë AA037LV.Sipas policisë, 33-vjeçari kishte si qëllim ta transportonte lëndën narkotike në qytetin e Vlorës.Hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal[caption id="attachment_589224" align="alignnone" width="641"]droga vlore1 67 kg e lendes narkotike ne thase[/caption][caption id="attachment_589225" align="alignnone" width="634"]droga vlore2 Lenda narkotike e ndare ne 5 thase[/caption][caption id="attachment_589226" align="alignnone" width="634"]droge vlore3 Automjeti Ford me te cilin do transportohej lenda narkotike ne Vlore[/caption]droga vlore4