Ndërhyn për të shuar sherrin, thikë në zemër kamarierit

Një 24 vjeçar gjeti vdekjen pas një konflikti me thika në Elbasan.Ngjarja ndodhi rreth orës 16: 30 të 29 shtatorit, në ambientet e një picerie pranë stadiumit të qytetit "Elbasan Arena", ndërsa viktima është Gentian Bajraktari, 24 vjeç.Mësohet se i riu me origjinë nga Korça, por me banim në Elbasan, është qëlluar disa herë me thikë nga dy vëllezërit Mariglen dhe Dorian Kristo 19 dhe 25 vjeç, banues në Elbasan, të cilët janë vënë në pranga."Në    bashkëpunim  me   njëri-tjetrin,  në   konflikt  e  sipër,    kanë   goditur    me  mjet   të   mprehtë   (thikë)  shtetasin  G.B   vjeç  24,  banues   në  Korçë,  i  cili  punonte   në  lokal. Menjëherë  24  vjeçari,  u  dërgua  në  Spitalin  Kirurgjik  Elbasan   por   nuk  mundi   ti   mbijetonte   plagëve  të  marra  dhe   gjeti   vdekjen" informon policia e Elbasanit.Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se vëllezërit Kristo kishin shkuar në piceri për tu konfliktuar me pronarin e picerisë.Por në konflikt ka ndërhyrë për ti ndarë Bajraktari, i cili më pas është plagosur me thikë dhe ndërroi jetë në spital. Fill pas ngjarjes policia mundi të vërë në pranga dhe dy autorët e ngjarjes.Nga hetimet paraprake të bluve, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Policia  po   punon  për   sqarimin   e  plotë   të  rrethanave  të  ngjarjes. [caption id="attachment_589259" align="alignnone" width="640"]vrasja ne elbasan Ne foto : Pamje nga vrasja ne Elbasan[/caption] /Oranews.tv/