NASA: Kemi prova të mjaftueshme se mund të udhëtojmë në Mars

Marsi ka burime të mjaftueshme për të siguruar udhëtimin drejt planetit të kuq. Kështu u shprehen në një konferencë për shtyp, shkencëtarë të NASA-s, të cilët diskutuan rreth provave që drejt planetit mund të udhëtohet dhe jetohet.“Të gjitha gjetjet dhe vëzhgimet tona, na kanë dhënë një pamje të qartë se marsi ka burime të mjaftueshme, për të udhëtuar atje. Kur ke ujë, cfarë është uji, hidrogjen dhe oksigjen, kjo do të thotë se mund të shkojmë atje” tha John Grunsfeld, shkencëtar i NASA-s, njëkohësisht administrator i Drejtorisë së Misionit Shkencor në Mars.Ai bëri të ditur gjithashtu, se në Mars ka me bollëk perkloratin, një lloj kripe.Zbulimi se në Mars ka ujë, tashmë ka nxitur një tjetër debat, dyshimet se a  mundet një njeri të mbijetojë në planetin e kuq?Shkencëtarët thanë gjithashtu se pas këtij zbulimi janë rritur shqetësimet se eksplorimet në mars mund të ndotin pa dashje planetin, një cështje të cilës vetë shkencëtarët i referohen si “mbrojtja planetare”.Miliarda vite më parë, Marsi, të cilit i mungon fusha globale manjetike, apo më mirë fusha mbrojtëse, humbi shumë nga atmosfera e tij. E duket se nismat për të zbuluar sa më shumë rreth planetit të kuq, do të vazhdojmë për vite e vite me rradhë.