Shoqata e fëmijëve me diabet: Të na rimbursohen pajisjet për kurën
Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet në faqen e saj të Facebook ka protestuar për mos rimbursimin e pajisjeve mjekësore për diabetikët.Në një postim kjo shoqatë shprehet se politikanët do t’i jepnin zgjidhje këtij problemi vetëm nëse ata do të prekeshin personalisht.Disa kohë më parë, Asim Toro, kreu i kësaj shoqate, i bëri kërkesë qeverisë që bashkë me barnat të rimbursoheshin një pjesë e pajisjeve që kanë kosto të lartë për pacientët me diabet.Edhe pse është premtuar që përgjatë vitit 2015 të rimbursohen pajisje si aget, protezat, fishat apo pompat e insulinës, situata nuk ka ndryshuar, thuhet në postimin e Shoqatës së Diabetikëve."Ne nuk urojmë këtë fatkeqësi fëmijëve të politikanëve, por kërkojmë zgjidhje të problemit në lidhje me rimbursimin e fishave të glicemisë dhe materialeve të tjera mjekësore", shkruhet në fund të postimit.