Makina bie në humnerë në fshatin Tujan, humb jetën drejtuesi i mjetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2015, 22:49
Një person rreth 60 vjeç ka humbur jetën pasi mjeti me të cilin po udhëtonte ka rënë në humnerë.Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës (27 shtator) në afërsi të fshatit Tujan në kryeqytet.Sipas policisë makina e cila ra në humnerë ishte me targa AA 586 FE.Nuk dihen ende arsyet e aksidentit qe i mori jetën drejtuesit të mjetit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet./Oranews.tv/