Vjedh biçikletën dhe tenton t'i largohet policisë, përplaset nga makina

Ka tentuar t’i largohet policisë pasi ka vjedhur një biçikletë, por është përplasur nga një automjet.Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në bulevardin "Gjergj Fishta", te ish Juvenilja e vjeter.Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Landi Dorzi 26 vjeç sapo ka vjedhur nje biciklete eshte venë re nga Policia dhe është larguar me shpejtësi duke i dalë një makine përpara dhe si pasojë është aksidentuar.26-vjecari nga Tirana u ndalua nga policia, pasi i zoti i bicikletës kishte bërë kallëzim për vjedhje.I aksidentuari u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore.[caption id="attachment_587927" align="alignnone" width="640"]aksidenti ne tirane Ne foto: Vendi dhe makina ku nodhi aksidenti[/caption][caption id="attachment_587928" align="alignnone" width="640"]aksidenti ne tirane 2 Ne foto: Vendi dhe makini ku ndodhi aksidenti[/caption]/Oranews.tv/