Mazhoranca 1 javë kohë opozitës, drafti dhe komentet bashkë te komisioni i Venecias
Mazhoranca dhe opozita po ecin në rrugën e kompromisit për finalizimin e reformës në drejtësi. Pas një mbledhje që zgjati më shumë se 3 orë deputetët e komisionit të posaçëm kanë votuar propozimin e PD që Komisioni i Venecias të ketë në dispozicion draftin e ekespertëve të huaj dhe vendas, si dhe komentet e PD mbi këtë draft.Eduard Halimi: Arritja e një kompromisi të tillë, pra që drafti të shkojë në paketë bashkë me amedamentet dhe komentet e Partisë Demokratike, është një hap i mirëpritur. kërkesa proceduriale në fillim u rrëzua me votat e maxhorancës. Sigurisht që përshëndes faktorët që bënë të mundur arritjen e një konsensusi të tillë.Opozita vlerësoi me nota pozitive punën e ekspertëve të huaj, por hodhi dyshime se në draft ndihet dora e ekspertëve vendas që synojnë kapjen e institucioneve të pavarura, ndërsa mazhoranca kërkoi që të mos hidhet baltë mbi këtë proces.Eduard Halimi: Ne jemi skeptikë, që janë edhe gishtrinjtë e eksprtëve vendas të cilët për mendimin time duhet të përjashtohen nga promovimi sepse kanë konflikt interesi. Nëse bëjmë ligjie që i bëjmë për veten tonë atëhere sigurisht duhet të përjashtohëen për 5 vjet.Fatmir Xhafaj: Nuk e kisha pritur që të kishte një diskutim ideologjik në këtë komision dhe i frymëzuar nga ideologjizma dhe pozicione partiake ishte gjëja e fundit që kisha menduar që mund të ishte në një diskutim parlamentar dhe në një diskutim për disa amendamente kushtetuese.Ndërkaq komentet e opozitës do të diskutohen të premten së bashku me draftin e saj për këtë reformë. Halimi:Drafti i qeverisë i njëanshëm, synon kapjen e drejtësisë
Halimi: "Kjo mbledhje e komisionit kishte të bënte me procedurën e shqyrtimit të draftit të amendamenteve kushtetuese të përgatitur nga ana e maxhorancës dhe ekspertëve të emëruar prej saj. Opozita, gjatë gjithë ditës së sotme, ka pasur komunikime të vazhdueshme edhe para mbledhjes, ku kemi kërkuar në fillim të saj dhe gjatë saj, që drafti i amendamenteve të shkonte në Komision të Venecias së bashku me paketën që kishte të bënte me komentet e opozitës lidhur me draftin. Gjatë kësaj jave, ekspertët e propozuar nga opozita do të përgatisin këto komente dhe sigurisht arritja e një kompromisi të tillë, pra që drafti të shkojë në paketë bashkë me amedamentet dhe komentet e Partisë Demokratike, është një hap i mirëpritur. Mund të ishte kursyer i gjithë ky debat, siç e pate edhe ju, sepse kërkesa proceduriale në fillim u rrëzua me votat e maxhorancës. Sigurisht që përshëndes faktorët që bënë të mundur arritjen e një konsensusi të tillë, pra që paketa të shkojë drejt Komisionit të Venecias. Do të jetë Komisioni i Venecias që do të shohë më pas draftin e amendimeve të përgatitur në mënyrë të njëanshme. Siç e thashë edhe gjatë mbledhjes, kemi vlerësimin maksimal për kontributin e eskpertizës ndërkombëtare, për misionin EURALIUS të Bashkimit Europian, për misionin OBDAT dhe ekspertët e tyre por siç edhe ju e pate, nuk mund të mos vëmë re ndikimin e ekspertëve vendas të cilët janë më të shumtë në numër. Përqendrimi rreth tyre, ne e kemi shprehur, krijon dyshime të arsyeshme se gjithë drafti i përgatitur, në pjesën më të madhe shkon drejt kapjes. Kjo sepse 9 institucione të reja që krijohen me Kushtetutë, sipas draftit që ju keni parë, të nënta këto institucione, që do të kenë nën kontroll të gjithë sistemin e drejtësisë, do të emërohen nga mazhoranca e Ramës dhe e Metës pa një pjesëmarrje të opozitës e cila do të ishte një filtër për të frenuar kapjen. Këto janë çështjet paraprake që ekspertët kanë evidentuar në këto 48 orë. Besoj se komentet e tjera do të vijnë gjatë javës edhe prej eskpertëve të cilat do ti drejtohen Komisionit të Venecias për të parë nëse këto zgjidhje që kanë ardhur nëpërmjet këtij drafti do të jenë zgjidhje që forcojnë gjyqsorin, luftojnë korrupsionin apo e mbajnë në mënyrë të njëkohëshme edhe luftën ndaj korrupsionit edhe pavarësisë.Ne përshëndesim dhe besoj se do të gjejmë pika të përbashkëta në gjithë paketën dhe në githë pjesën që bën fjalë për luftën ndaj korrupsionit dhe krijimit të institucioneve, që shkojnë në drejtim të luftës ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë, por jemi tepër skeptikë lidhur me procesin dhe amendamentet që kanë të bëjnë me kriteret e emërimit të gjyqtarëve të cilat, siç i evidentuam edhe sot, lënë mënjanë Shkollën e Magjistraturës, përjashtojnë studentët e Shkollës së Magjistraturës në karrierën në sistemin e drejtësisë dhe kthejnë gjyqtarët, hetuesit, prokurorët e kohës së diktaturës.Kjo për ne shkon drejt kapjes. Ne jemi kundër kapjes së sistemit të drejtësisë dhe emërimeve në të gjithë sistemin e drejtësisë nga Rama sepse krijohet përceptimi se do të jetë Edi Rama ai që do të emërojë me 84 vota, kur sot Rama dhe Meta kanë 88 vota, të gjithë anëtarët e lartë të gjyqsorit, ata që do kontrollojnë gjyqtarët, këshillin e prokurorëve, Prokurorin e Përgjithshëm, që do të shkarkohet dhe emërohet nga kjo maxhorancë, anëtarët e KLD-së do të emërohen nga kjo mazhorancë. I gjithë ekipi dhe institucionet që do të emërohen do të kontrollojnë sistemin e drejtësisë dhe do të emërohen me maxhorancën e Ramës dhe Metës. Për këtë çështje ne nuk biem dakord". Debatet në mbledhjeHalimi: “Materiali i rendit të ditës është hartuar në mënyrë të njëanshme.Opinioni i ekspertëve të PD nuk është marrë parasysh.Kemi kërkuar që draftit t’i bashkohet dhe produkti opozitës”.Por sipas kryetarit të Komisionit të Posaçëm për Drejtësi, Fatmir Xhafaj, drafti është i ekspertëve vendas dhe atyre ndërkombëtarë, nuk është i mazhorancës.Xhafaj: “Drafti ka ardhur të premten dhe janë njoftuar menjëherë deputetët”.Halimi: “Draft-strategjia është miratuar në parim.Kush i dha urdhër ekspertëve të vijojnë me draftet?Këto janë hile të vogla, drafti nxirret të premten duke mos i lënë kohë opozitës”.Përfaqësuesi i OPDAT, Snajder: “ Dokumenti u rishikua nga ekspertë të EURALIUS dhe OPDAT. Dokumenti është hartuar, nga puna e përbashkët mes ekspertëve vendas dhe të huaj”.Majko:“Materiali i ardhur nga ekspertët e nivelit të lartë nuk është i PS-së.Edhe materiali i PD t’i shkojë Komisionit të Venecias. Të shkojmë te Komisioni i Venecias të dyja palët bashkë. Të tregojmë elementet ku nuk biem dakord”.Strazimiri: “Me këtë draft po ndërhyet 53 herë në Kushtetutë”.Rendi i ditës
- Projektvendim “Për disa shtesa në vendimin nr.7 dt.23.01.2015 të Komisionit të Posaçëm “Për miratimin e Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm parlamentar” i ndryshuar. (dy përfaqësues të KLD-së)
- Projektvendim “Për miratimin e kërkesës së Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë (vendas e ndërkombëtarë), për marrjen e opinionit të Komisionit të Venecias lidhur me Projekt-amendamentet dhe Çështjet Kushtetuese të hartuara nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë”
- Projektvendim “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm, deri më 30 Qershor 2016”.