Mbytet anija në Bodrum të Turqisë, 17 emigrantë të vdekur

17 emigrantë në përpjekje për të arritur në Greqi janë mbytur pasi anija e tyre u përmbyt në brigjet e Turqisë.Viktimat mendohen të jenë të gjithë sirianë, përfshirë pesë gra dhe pesë fëmijë, raportojnë mediat lokale.20 persona që ndodheshin në një varkë tjetër, arritën të mbijetonin sepse kishin veshur jelekë shpëtimi.Rreth 300 mijë emigrantë kanë mbërritur në Greqikëtë vit, shumica e tyre në përpjekje për të arritur vendet e Bashkimit Europian.Ata që kanë arritur në Greqi janë nisur nga brigjet turke, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit.