Zgjedhjet në PS, deri në 5 tetor filtrimi i anëtarësisë

PS ka shtyrë për në 5 tetor afatin e filtrimit të anëtarësisë të PS, por edhe regjistrimin elektronik të emrave të rinj në partinë të majtë më të madhe në vend.ASambleja Kombëtare kishte përcaktuar 10 shtatorin si afatin e fundit, por strukturat organizative e kanë shtyrë për të realizuar të plotë  analizën e anëtarësisë që do të thotë një vlerësim i anëtarëve aktivë dhe inaktivë, por edhe i numrit të prurjeve të reja në parti.Ndryshimet përkatëse të regjistrit me largimet e anëtarësimet do të dërgohen elektronikisht në Departamentin e Organizimit dhe Koordinimit në PS. Në bazë të këtij regjistri do të zhvillohen zgjedhjet në parti dhe votimi sipas parimit një anëtar një votë.Aksioni për anëtarësimet e reja është prioritet i PS në funksion të fushatës së zgjedhjeve të brendshm, por edhe zgjedhjeve parlamentare.Pikërisht për parlamentin e ri, e majta ka ngritur edhe njësinë administrative dhe koordinuese në PS që do të merret me hartimin e një drafti për strategji që do të përdoret për zgjedhjet e ardhshme./Oranews.tv/