Korçë, fermerët ankohen se mallrat po i mbeten stok
Fermerët e zonës së Korçës ankohen se prodhimet e tyre nuk po shiten pasi tregtarët hezitojnë t’i bljenë për shkak të mungesës së faturës për origjinën e mallrave.Në kuadër të luftës kundër informaliteti për fermerët ka lindur detyrimi që ata të regjistrohen për tu pajisur me kartën përkatëse. Por, në tregjet ku mallrat mbeten stog, fermerët thonë se dokumentacioni kërkon kohë dhe se masat e qeverisë janë të ashpra në rast se konstatohet mall i papjisur me faturë.Mos regjistrimi i fermerëve ka bërë që sasi të konsiderueshme prodhimesh në Korcë të mos gjejnë treg ndërsa qeveria duke e vendosur për të shkuar deri në fund këtij aksioni duke u kërkuar fermerëve dhe tregetarëve dokumentacion të plotë në të kundër penalitetet janë të ashpra.
/Oranews.tv/