Inovacioni, Harito: Në tetor, faza e parë për ngritjen e qendrës së shërbimeve publike

Në tetor qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të përfitojnë më shumë se dy shërbime në një vend të vetëm.Kjo sipas Ministres së Inovacionit,Milena Harito, do të bëhet e mundur në tetor aty ku edhe do të ngrihet qendra e ofrimit të shërbimeve publike, e cila do të krijojë lehtësira dhe shmangë rradhët në sportelet e shtetit.Në në intervistë për Ora News, Harito ndalet edhe tek dy çështje të rëndësishme siç është ajo e administratës publike si dhe proçesit të dixhitalizimit të TVSH, për të cilën thotë se kompania gjermane pritet të nisë punën.Ndërsa për përdoruesit e internetit, Ministrja Harito lajmëron se interneti 5G, një hap gjigand në teknologji do të bëhet i mundur brenda 10 vitesh.harito/Oranews.tv/