Fiton familja Cali, do të ribëhet tenderi për Lagunën e Patokut
Familja Cali rifiton të drejtën për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut. Gjykata Administrative ka vendosur për një tender të ri për Lagunën duke shfuqizuar tenderin e ministrisë së Bujqësisë, që i dha të drejtën e shfrytëzimit vëllait të deputetit Prenga. Për Lagunën e Patokut, pak javë më parë, familja Prenga dhe familja Cali u përplasën me armë, c'ka solli edhe arrestimin e deputetit socialist Armando Prenga.Tirane- Laguna e Patokut e cila u bë shkak për përplasjen e armatosur mes dy familjeve Prenga dhe Cali pak javë më parë, do ti nënshtrohet një tenderi të ri.Vendimi- Gjykata Administrative shfuqizoi vendimin e Ministrisë së Bujqësisë për shfrytëzimin e lagunës nga kompania e vëllait të deputetit Armando Prenga. Me këtë vendim, gjykata ka pranuar kërkesën e familjes Cali duke i hapur rrugën një tenderi të ri. Në argumentat e saj, Gjykata Administrative shpjegon se Ministria e Bujqësisë nuk ka marrë parasysh dokumentet e kompanisë Cali sh.p.k., dhe tenderimi është kryer jo konform ligjit.Reagon familja Cali- Kishim shumë shpresë se e drejta një ditë do të dali. Presim cfarë do thotë ministria. Kur të marrim formën e prerë, nuk po mërzitemi. Meqe kemi rrugët ligjore, kur të vijë tamam e drejta jonë atëhere do të fillojmë. Vetëm drejtësi duam, asgjë tjetër. Vetëm e vërteta të dali.Gjykata Administrative ka marrë në konsideratë edhe investimet e bëra ndër vite nga familja Cali.Tenderi - Në mars të vitit 2015, Ministria e Bujqësisë, me një tender të hapur i hoqi të drejtën e shfrytëzimit të Lagunës së Patokut familjes Cali dhe ia kaloi vëllait të deputetit Armando Prenga. Vendimi u ankimua nga familja Cali në Gjykatën Administrative, me arsyetimin se kompania e tyre nuk ka eksperiencën e duhur, pasi kishte vetëm dy muaj që ishte krijuar.Perplasja- Konflikti për Lagunën e Patokut kulmoi pak javë më parë, ku familjet Cali dhe Prenga u përfshinë në një konflikt të armatosur përpra Komisariatit të Lacit, ku mbetën të plagosur 7 persona. Për ngjarjen u arrestua dhe u la në burg deputeti i Partisë Socialiste, Armando Prenga me akuzat e plagosjes me dashje, armëmbajtje pa leje dhe kanosje.Ankesat per tenderin- Familja Cali kishte një lum ankesash për procedurat e tenderit.Referuar dokumenteve të QKR-së, kompania “TENKI 01” e vëllait të deputetit u krijua dy muaj para tenderit.Ministria e Bujqësisë në tre raste dështoi në organizimin e procedurave për të shpallur fituesin. Kompania fituese u shpall në konkurimin e katërt. Ajo ishte kompania “TENKI 01”, e cila siguroi vetëm pesë pikë më shumë se kompania e familjes Cali. Ata akuzuan zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë për favorizimin e vëllait të deputetit dhe për falsifikim të dokumenteve.Propozimi surprizë 500 mije euro- Pavarësisht kundërshtimeve të shumta të familjes Cali, Ministria e Bujqësisë shpalli fitues kompaninë “TENKI 01” të vëllait të deputetit. Çuditërisht, kur pritej të fillonte investimi i deklaruar në planin e biznesit, kompania “TENKI 01” u ofron një propozim suprizë peshkatarëve të Lagunës. Gjon Cali: “Një ditë që ka ardhur aty na ka thënë se nëse doni tjua shes unë jua shes. Por ai këkon 500 mijë euro për licencë. Sa të jetë gjallë ta mbajë këtë lagunë jo dhjetë vjetë por gjithë jetën me këto kushte që ka nuk i merr 500 mijë euro.”Laguna e Patokut- Laguna e Patokut ndodhet në bregun e Adriatikut, pikërisht mes Lumit Mat në Veri dhe Ishmit në Jug. Laguna shtrihet në një sipërfaqe prej 400 hektarësh dhe është e pasur me specie të ndryshme, ku karakterizohet nga një shumëllojshmëri e grupeve dhe llojeve të peshqve, nga molusqet, (midhjet dhe kermijte), deri tek gaforret dhe insektet. Qysh prej krijimit të saj, në vitin 1940, shfrytëzohej nga komuniteti i zonës, që e kanë patur peshkimin profesion të vetëm./Oranews.tv/