Nis pastrimi i varrezave të Sharrës, shpejt dhe risistemimi

Situata në të cilën ndodhet varreza e Sharrës është kthyer në një shqetësim për shumë qytetarë të cilët kanë të afërmit e tyre që prehen aty.Bashkia e Tiranës ka nisur punën për pastrimin e tyre. Më pas ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës pas pastrimit nga ndotja e shkaktuar, për shkak të situatës së degraduar ku nuk ishte vënë dorë prej vitesh, do të nisë rehabilitimi dhe risistemimi i varrezave.Në një postim në rrjetin social Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njofton aksionin më të fundit që ka nisur administrata e tij. “Qyteti që nuk respekton dot të parët, nuk është shembull për të gjallët”, shkruan Veliaj.Ndërmarrja e Pastrim Gjelbërimit nr. 1 në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve të Funeralëve janë përqendruan në varrezat e Sharrës.Pastrimi i varrezave do të vijojë paralelisht në Tufinë dhe varrezat e tjera publike ku do të ndërhyhet për ta kthyer në gjendjen më të mirë.varret _ pastrimi varrezave varreezat varrezat/Oranews.tv/