VIDEO / Pica për Papa Françeskun nga Shqiptari i Nju Jorkut
Papa Francesku është pritur më shumë entuziazëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në këtë pritje nuk ka munguar edhe fantazia shqiptare. Toni Salihaj, shqiptar që jeton në Nju Jork ka dizenjuar portretin e atit të shenjtë në një picë, për ti uruar mirëseardhjen në qytet atit të shenjtë.“Papa po vjen në qytet dhe në u përpoqëm të bëjmw diçka të mirë. Për këtë kanë punuar të gjithë djemtë këtu. U nisëm me këtë ide, për të bërë më të mirën dhe kështu doli, vërtetë diçka shumë e mirë.”Ekuipazhit të tij në picerinë që ndodhet në Greenwich Village iu desh tre orë për të përgatitur picën, e cila në përbërje ka mocarela, salcë, speca dhe domate, pra një picë papale me produkte të freskëta.Saliaj thotë se papa është njeri i mirë dhe po bën gjithçka në mënyrën e duhur."Ai po flet dhe po trajton çështje në lidhje me njerëzit e varfër në mbarë botën. Ai po ndihmon të varfërit dhe nuk është ai lloj pape që rri i mbyllur në kështjellën e tij, duke lënë pjesën e tjetër më pas në harresë dhe mjerim. Ai po ngre zërin për ngrohjen globale, e cila është një çështje shumë e rëndësihme sot. Kjo është aryeja pse unë mendoj se ai është një papë cool."Ekipi i picerisë do që tja dhurojë picën papës. Por si do të konsumohet ajo?"Jo. Absolutisht jo. Si mundet të hani papën? "
/Oranews.tv/