Pritja e Papa Franceskut në Nju Jork
Mijëra njerëz mbushën trotuaret e Fifth Avenue në Nju Jork për të parë nga afër Papa Franceskun, i cili bëri kalimin e tij tradicional me makinën papale përgjatë rrugës Manhatan deri në katedralen e Shën Patrikut për lutjet e mbrëmjes.Nën tingujt e muzikës shoqëruar me performacën e korit të kishes, Ati i Shenjtë u prit nga 3 mijë persona brenda katedrales, e cila sapo është rikonstruktuar me një kosoto miliona dollarë posacërisht për vizitën e bergolios.Mijëra të tjerë e pritën jashtë dhe e shoqëruan largimin e tij drejt misionit të Selisë së Shenjtë në Kombet e Bashkuara. 10 sekonda më Papën afër i kanë mjaftuar turmës masive të emocionet dhe të shpërthejë në lot."Nëna ime vdiq dymbëdhjetë vjet më parë nga një sëmundje e tmerrshme. Ajo ishte një katolike shumë e devotshme dhe kisha do të thotë gjithçka për të. Pra, ndihem sikur jam këtu për të dhe kjo eshtë jashtëzakonisht e prekshme. Vetëm fakti që po e shoh atë në rrugë me bën të ndihem e bekuar, thotë, Terri Thompson, e cila ka ardhur nga Los Angelos në Nju Jork bashkë me vajzën e saj, vëllanë dhe babain.Do të kishte qëndruar këtu... nuk e di sa kohë, sado të nevojitej do ta prisja vetëm për ta parë, thotë Jim DiMarco, i cili ka udhëtuar nga Cleveland i Ohajos vetëm për të parë nga afër Atin e Shenjtë.Për të tjerë, pamja e shkurtër e autokolonës nuk ishte e mjaftueshme."Unë dëshiroja më shumë. Ishte e vlefshme, por kam pritur shumë kohë për të parë atë më mirë", thotë Camilo.Papa Francesku ndodhet ne shtetet e bahskuara në kudër të vizitës së tij historike , pas viziës së tij tre ditore në Kubë./Oranews.tv/