Ish të përndjekurit protestojnë me pranga, notë proteste Nishanit kundër qeverisë
Ish-të përndjekurit politik i kanë dorëzuar presidentit Nishani një notë proteste kundër qeverisë që sipas tyre po i jep jetë simboleve të diktaturës përmes ndërtimit të bunkerëve.“Ne i dorëzuam Presidentit një notë proteste në emër të burgosurve dhe të përndjekurve politik, në emër të 100 mijë familjeve që i mbijetuan regjimit Stalinist te Enver Hoxhës kundra qeverisë qeverisë dhe mazhorancës politike PS-LSI për rikthimin e simboleve të diktaturës dhe për prishjen e ekuilibrave të shoqërisë shqiptar”Në një marshim që nisi pranë parlamentit për të vijuar më pas pranë bunkerit të ngritur për qëllime turistike nga qeveria pranë Ministrisë së Brendshme, protestuesit u lidhën me zinxhir si simbolikë të izolimit komunist.Ish-të përndjekurit politik janë ndalur edhe në bunkerin ndërtuar përballë kryeministrisë, i cili është inauguruar në kohën e qeverisë së demokratëve, por që deri më sot nuk kishte hasur në kundërshtimin e tyre.Kjo është protesta e mabjtur brenda pak ditësh nga ish-të përndjekurit politik. Ata kundërshtojnë ngritjen e bunkerëve që edhe pse në mënyrë simbolike, sic argumentojnë ata rikthejnë nostalgjinë e regjimeve komuniste.


