Krerët e besimit mysliman përcjellin urimet për ditën e shenjtë
Në prag të kremtimit të Kurban Bajramit krerët e besimit mysliman kanë përcjellë urimet për këtë ditë të shenjtë që simbolizon sakrificën e njeriut dhe devotshmërinë e tij ndaj allahut.Nënkryetari i Komunnitet Mysliman Bujar Spahiu ka përcjellë mesazhe paqeje dhe ka apeluar më shumë vëmendje ndaj të varfërve.Bujar Spahiu: "Në këtë festë afrohen zemrat, harrohen urrejtjet, njerëzit shtrijnë dorën e pajtimit, ripërtërihen lidhjet shoqërore e njerëzore me dashuri e sinqeritet derisa çdo shtëpi e familje të mbushet me gëzim dhe hare. Ky është edhe qëllimi i lartë shoqëror që mbart në vetvete feja islame".Urimet për Kurban Bajram janë përcjellë edhe nga Haxhi baba Edmond Brahimaj, kreu i Kryegjyshtës Botërore të Bektashinjve.Edmond Brahimaj, kreu i kryegjyshatës botërore të bektashijve: "Me urimet më të mira për njëri tjetrin, për familjen për fqinjët tanë të kujtdo besimi qofshin, për kombin që të ecë në rrugën e prosperitetit. Kurban Bajrami është konceptuar prej të gjithëve si dita e sakrificës së madhe, si dita për të vërtetuar devocionin tonë të thellë në rrugën e treguar prej Kuranit të lartë, profetit Muhamed, e familjes profetike"Simbolika e Kurban Bajramit është flijimi i një kafshe për të gjithë ata që kanë mundësi financiare të cilit më pas e ndajnë mishin me të varfërit.
/Oranews.tv/