Europa e ndarë përsa i përket çështjes së emigrantëve
Mendime të ndryshme janë parë brenda Bashkimit Europian për shpërndarjen e 120 mijë emigrantëve, ndërkohë që liderët e Europës filluan një takim urgjent në Bruksel.Sllovakia është duke nisur një sfidë ligjore për kuotat e detyrueshme që janë miratuar në një shumicë votash të martën (22 shtator).Ndërkohë, kryeministri i Hungarisë ka propozuar një riorganizim radikal buxhetor për të rritur fondet.Samiti do të fokusohet në forcimin e kufijve të BE-së dhe dhënien e ndihmës për sirianët.Propozimet e draftit, që do të diskutohen në samit, përfshijnë:• Dhurimin e të paktën 1 miliard eurosh për agjencitë e ndihmave të OKB-së në ndihmë të refugjatëve.• Dërgimi i trupave shtesë për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Europës dhe në Ballkanin Perëndimor ku kalojnë shumë emigrantë• Mbështetje më e madhe për Libanin, Turqinë e Jordaninë dhe vendet e tjera fqinje me Sirinë.Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk bëri thirrje për një plan konkret për të siguruar kufijtë e jashtëm të Europës