Veliaj: Ish-truproja i Berishës në 21 janar, inspektor mishi në bashki
Mbledhja e Këshillit Bashkiak ka nisur me debate për ndërtimin e bunkerit pranë ministrisë së Brendshme. Këshilltarët e djathtë kërkuan që diskutimi të përfshihej në këtë rend dite, por kjo u refuzuar nga kryetari i këshillit. Këshilltarët e djathtë akuzan kryetarin e bashkisë se ka bërë largime politike të 60 punonjësve në drejtoritë e bashkive. Ndërsa kryebashkiaku Veliaj argumenton se të punësuar ishin truproja dhe ish deputetë të PD.Mbledhja e Këshillit Bashkiak ka nisur me debate mes këshilltarëve të majtë dhe të djathtë për bunkerin e ndërtuar pranë ministrisë së Brendshme. Kreu i këshilltarëve të djathtë Leonard Olli kërkon që këtë diskutim ta vendosë në rend të ditës, gjë që u kundërshtua nga kryetari i këshillit Aldrin Dalipi.Leonard Olli: Ajo që ndërtohet 10 metra larg kësaj bashkie nuk qenka kompetencë e këtij bashkie, po kush e ka këtë komptencë nëse jo ne? Për çfarë trembemi ne nga ky diskutim dhe për çfarë nuk qenkemi komptentë ne. Për çfarë jemi komptentë për të noterizuar urdhrat që sjell kryetari i bashkisë.Aldrin Dalipi: Jemi të gatshëm që ju bashkë më këshilltarët që do të doni të bëni një seancë dëgjimore për këtë cështje në këshill.Një ndër projekvendimet që ngjalli debat është ajo e krijimit të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit. Bashkia në këtë rast duhet të bëjë riorganizimin e drejtorive ekzistuese dhe të ngrejë këtë stukturë të re. Këshilltarët e djathtë akuzuan kryetarin e bashkisë se ka bërë largime, sipas tyre, të padrejta të 60 punonjësve të Agjencise së Mbrotjes së Konsumatorëve."E gjitha kjo është një justifikim për të hequr njerëzit nga puna siç i kanë hequr pak ditë përpara 60 persona shabllon nga Drejtoria e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit", tha këshilltari i djathtë.Erion Veliaj: Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, inspektori mishit të derrit që është hequr, Arjan Adhami ish-badigardi i Berishës në 21 janar. Ky çfarë inspektor mishi është ky?! Nuk e kuptoj. Ose ka inspektuar mish derri kur ishte truproja i dikujt në kryeministri ose është bërë inspektor mish derri tani. Por me titull inspektor mish derri, truproja i Saliut rrethaur me kallash, ndërkohë që Tirana qelbet erë dhe asnjë mish nuk inspektohet, mos u bëni qesharak. Ish deputeti, Ndue Paloca deputet i PD 2009-2013. Një njeri që nuk është veteriner, është veteriner i bashkisë. Për cfarë e dua unë deputetin e PD veteriner të bashkisë nëse nuk është veteriner.Në unaminitet këshilltarët miratuan ndihmën ekonomike dhe pagesat për personat me aftësi të kufizuar.
/Oranews.tv/