Polici i vë gjobë pasi mat shpejtësinë me sy

Gjobitja e një drejtuesi mjeti pa të drejtë, duke se i ka kushtuar vendin e punës një efektivi të policisë rrugore. Qytetari i cili e njihte shumë më mirë kodin rrugor se efektivi e ka vënë në një situatë të sikletshme.Polici ka gjobitur qytetarin për shpejtësi, por duke mos përdorur asnjë matës, por "syrin" sic u shpreh polici.Drejtuesi i mjetit i ka treguar policit nenin përkatës për të cilin nuk mund ta gjobiste pasi shpejtësia nuk matet me sy,  por me mjetet përkatëse.Videoja ku eshte filmuar i gjithë debati mes qytetarit dhe policit eshte publikuar ne rrjetet sociale.Reagon TahiriI menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili tha se duhet të bëhemi bashkë për të mos pranuar modelin e abuzimit."Kjo eshte sjellje e papranueshme per Policine e Shtetit qe duam te ndertojme. Falenderoj qytetarin dhe portalin per publikimin e videos duke inkurajuar me shume qytetare te bejne te njejten gje. (ne shume vende eshte kthyer tashme ne praktike pajisja e makines me nje kamera te thjeshte qe kushton me pak se 30 euro).Kjo eshte forca jone! Te behemi bashke me qytetaret per te mos pranuar modelin e abuzimit.Sa me shume denoncime te tilla, aq me e lehte per te shmangur abuzimin.Ndaj po reformojme Policine, ndaj kemi ngritur Akademine e Sigurise si institucion i arsimit te larte, ndaj po investojme per kamerat e trupit per cdo punonjes policie, por mbi te gjitha, ndaj kerkojme kontributin e cdo qytetari.Keshtu behemi bashke per ‪#‎policineqeduam"