Hungaria: Kriza e emigrantëve të zgjidhet sipas legjislacionit të BE-së
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka deklaruar se kriza e emigrantëve duhet të zgjidhet në bazë të legjislacionit aktual të BE-së. I ftuar në një konferencë të Partisë së Unionit Kristian në Gjermani, ai tha se do të përdorte çdo mjet të mundshëm për të ndalur avancimin e emigrantëve të jashtligjshëm."Ne kemi ligje dhe marrëveshje ndërkombëtare. Kemi gjithashtu një legjislacion të përbashkët europian. Mendoj se duhet të përdorim çdo mënyrë ligjore për të zgjidhur krizën e emigrantëve dhe nëse është e nevojshme, duhet të aktivizojmë forcat ushtarake. Propozoj një takim me shtetet pa të cilat nuk mund t'a zgjidhim këtë problem, që në qasjen time janë Turqia dhe Rusia."Ndërkohë I ndërtuar brenda pak javësh, nga ushtarë, të denuar dhe të papunë, muri i madh përgjatë kufijve të ballkanit është monumenti I hungarisë kundër emigrantëve.