Policia italiane: Kokaina nuk vinte nga Shqipëria

Policia italiane ka shkatërruar një rrjet të trafikut të drogës, ku u arrestuan 5 persona.Mediat italiane fillimisht raportuan se kokaina e trafikuar kishte prejardhje nga Ballkani e kryesisht nga Shqipëria. Por në një deklaratë zyrtare të policisë italiane nuk konfirmohet prejardhja e kokainës nga Shqipëria.Media italiane - Sipas Medias online "PadovaOggi"  kokaina  kishte prejardhje nga Ballkani e kryesisht nga Shqipëria.Organizata e trafikut të kokainës e përbërë nga 5 italianë, mes të cilëve 2 femra drejtohej nga 40 vjecari Roberto Mengardo, një personazh i njohur në trafikun e lëndëve narkotike dhe me një të kaluar të lidhur me klanin mafioz të Mala del Brenta, e  krahu i djathtë i ish bosit të këtij klani Felice Maniero.Po sipas sitit online të Padova Oggi, kreu i këtij grupi trafikant, Roberto Megardo e italiani Alan P. 38 vjec rezidentë në komunën Mestre të Venecias udhëtonin së bashku e organiznonin blerjen e kokainës, për ta trafikuar më pas në territorin padovan..Polici e Padovës konfirmon se kjo organizatë kriminale trafikonte deri 4 kg kokainë në javë.