Arkivimi i dokumentave, Njësitë Administrative nuk i dorëzojnë prej 10 vjetësh

Mungesa e dokumentimit të aktivitetit të ish-komunave është problemi madhor me të cilin po përballet bashkia e re e Lezhës. Disa njësi administrative rezultojnë të mos kenë dorëzuar dokumenacionin në Arkivën e Leshës prej 10 vitesh apo edhe më shumë.Lezhe-Ndryshimet e vazhdueshme të punonjesve dhe moskorrektesia e vendorëve të Lezhës ka krijuar vështirësi për arkivimin e dokumenteve.Aktualisht Shëngjini nuk ka dorëzuar asnjë dokument arkivor që nga viti 92, ndërsa ish komunat e Blinishtit, Balldrenit, Kolshit dhe Dajçit e kanë bllokuar dorëzimin e dokumenteve që pas vitit 2000.Drejtoria e Arkives në Lezhë ka nisur trajnimin e punonjësve në njesite administrative, duke synuar kalimin e fondit të tyre arkivor pranë zyres qëndrore. arkvimi i dokumentev /Oranews.tv/