Tirana pa makina, shndërrohet në kryeqytetin e biçikletave
Dita ndërkombëatare pa makina e gjeti Kryeqytetin shqiptar të pushtuar nga dy rrotakët.Me qindra qytetarë kanë mbushur sheshin “ Skënderbej” për të pedaluar dhe marrë pjesë në aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës, plot 22 të stacionuara në çdo cep të kryeqytetit.Dita pa makina nisi me një seancë joga të improvizuar në sheshin kryesor, për të pasuar më tej me celebrimin e një lidhje martesore mbi biçikleta, kurorëzuar zyrtarisht nga kryebashkiaku Veliaj. Për të sapomartuarit kjo datë bashkon pasionin për biçikletën dhe nisjen e një ere të re në jetën e tyre.Të apasionuarit pas dy rrotakëve kanë mundësi të shijojnë edhe një muze biçikletasht të ekspozuar pranë Muzeut Kombëtar, me nje histori deri 100 vjecare.Ened Mato: Një pjesë e këtyre biçikletave që kemi në sfond që janë pak antike, disa prej tyre janë edhe 100 vjecare, ka biçikleta që kanë kaluar brez pas brezi, pra kanë historitë e tyre.Ndërsa sodit me kërshëri bicikletat në muze, një zotëri mezi pret momentin kur ato të dalin në shitje për ta bërë të tijën një të tillë.Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara Donald Lu, shijuan bulevardin kryesor përmes pedalimit. Kryebashkiaku njoftoi se edhe festa e Çlirimit të Tiranës në 17 nëntor do të rezervojë këtë pamje.Erion Veliaj: Nëse secili prej nesh segementet që janë më pak se 1 km do ti bënte me biciklete ose në këmbë do ulnim me 50% trafikun, por edhe ndotjen. Për të gjithë ata që janë stresuar sot nga devijimi, mjafton të shikojnë fytyrat e qeshura të fëmijëve ku në 364 ditë qytetin e pushtojnë të rriturit, në nëj ditë qëndrën e qytetit e kemi lënë ta pushtojnë fëmijët.Edhe kryeministri Rama e ka respektuar ditën ndërkombëtare pa makina, duke iu drejtuar aktivitetit që do të mbahej në hotel Tirana jo me eskortë, por me këmbë.Fushata ndërkombëatre sensibilizuese “Pa makina” kishte në qendër fëmijët të cilët pedaluan të qetë pa praninë e makinave. Ata do të uronin që kjo ditë të zgjaste, pa fund pasdi ditet e zakonshme nuk ua ofrojne këtë siguri.Bashkia që ka organizuar aktivitete sot për gjatë gjithë ditës ka deklaruar se ka një plan që do ta vërë në funksion shumë shpejt për të vijuar sensibilizimin për ditën pa makina.Mazniku: “Sot është një ditë plot me aktivitete në të gjithë hapësirën që është çliruar nga makinat për tu dhënë pedaluesve apo njerëzve të cilët ecin. Një pjesë e madhe e qytetarëve e kanë përqafuar këtë aktivitet. Nëse do e marrim nga ana e bulevardit në drejtim të Lanës në fillim kemi një treg i 13 njësive administrative, kemi disa instalacione arti, kemi një skenë kryesore që do ketë gjatë gjithë ditës shfaqe të ndryshme. Andaj u bëjmë ftesë qytetarëve mos lëvizni me makina”.Ndërkohë kryetari i Bashkisë ka kurorëzuar me martesë sot në mëngjes edhe një çift që ka ardhur në ceremoni me biçikletë.Bllokimi i qarkullimit të automjeteve ka nisur prej orës 08:00 të mëngjesit dhe do të vijojë deri në 22:00 të mbrëmjes. Kjo ka sjellë pushtimin e rrugëve kryesore të Tiranës nga fëmijë e të rinj me biçikleta, ndërkohë është vërejtur dhe trafik nëpër rrugët ku lejohej lëvizja e makinave.[caption id="attachment_585312" align="alignnone" width="640"]
Tirana ne diten pa makina. Aktivitetit iu bashkua dhe ambasadori Donald Lu[/caption][caption id="attachment_585313" align="alignnone" width="640"]
Tirana ne diten pa makina[/caption][caption id="attachment_585314" align="alignnone" width="640"]
Tirana ne diten pa makina[/caption][caption id="attachment_585318" align="alignnone" width="640"]
Tirana ne diten pa makina.[/caption][caption id="attachment_585321" align="alignnone" width="640"]
Tirana ne diten pa makina. Aktivitetit iu bashkua dhe ambasadori Donald Lu[/caption][caption id="attachment_585319" align="alignnone" width="640"]
Tirana ne diten pa makina[/caption]
[caption id="attachment_584986" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Edi Rama duke shetitur ne kembe ne diten pa makina[/caption][caption id="attachment_584736" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Erion Veliaj lidh në martese çiftin e dites pa makina[/caption]