Shqipëria pa Ambasador në OSBE, i ka mbaruar mandati, Nishani se dekreton
Në kohën kur marrëdhëniet mes politikës shqiptare dhe OSBE-së janë lëkundur ndjeshëm ditët e fundit, Shqipëria ka mbetur pa përfaqësues diplomatik në selinë qëndrore të OSBE-së në Vjenë.Kjo pasi Ambasadorit shqiptar në OSBE, Spiro Koçi, i ka përfunduar mandati në krye të selisë diplomatike që në dhjetor të 2014.Nëpërmjet një kërkesë të posaçme për Ministrinë e Punëve të Jashtme, diplomati Koçi ka kërkuar zëvendësimin e tij, duke shprehur shqetësimin se mandati i tij katër vjeçar ka përfunduar prej muajsh dhe se është duke ushtruar detyrën e tij në kundërshtim me ligjin.Nga ana tjetër Ministria e Punëve të Jashtme konfirmon ngërçin diplomatik, duke sqaruar se prej muajsh në tryezën e kreut të shtetit, Bujar Nishani, qëndron kërkesa e ministrit Ditmir Bushati, për të liruar nga detyra Ambasadorin shqiptar me argumentin e mbarimit të mandatit.Por mungesa e një përgjigjeje nga ana e Presidentit, ka bërë që Ministria e Jashtme ti drejtohet personalisht Ambasadorit Koçi, duke i kërkuar kthimin e tij në atdhe brenda datës 1 tetor.Burime nga Ministria e Jashtme thanë për Ora News se në sajë të ligjit për shërbimin diplomatik, Ambasadorët që përfaqësojnë Shqipërinë jashtë vendit të cilëve u ka mbaruar mandati rikthehen në atdhe në pritje të një detyre tjetër të cilën Ministria ja cakton, e drejtë kjo që gëzon një diplomat karriere.Të njëjtat burime theksojnë se 50 ditë pas propozimit të Kryeministrit, Presidenti nuk ka dhënë ende përgjigje në shkelje të ligjit dhe në shkelje të praktikave të konsoliduara në shërbimin e jashtëm.Nëse Presidenti Nishani nuk firmos dekretin, saktësojnë burimet, atëherë pritet që hapi i radhës të jetë emërimi i një të ngarkuari me punë në vend të Ambasadorit Koçi.E derisa kjo lëvizje të konkretizohet, Shqipëria do të mbetet pa përfaqësues diplomatik në Vjenë.