Shqiptari trondit Gjermaninë, vret me dy plumba pistolete vajzën dhe dhëndrin

Një krim i dyfishtë në një familje shqiptare ka tronditur qytetin Kreshing të Bavarisë.Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, ku shtetasi shqiptari i identifikuar si Isen. S 68 vjeç ka ekzekutuar me armë zjarri vajzën sëbashku me dhëndrin në banesën e tyre.E përditshmja gjermane “Bild” duke cituar burime policore bën me dije se 68-vjeçari kishte qëlluar me plumb në zemër të bijën Sanijen 39 vjeçe, ndërsa me plumb në kokë bashkëshortin e saj Andrea 35 vjeç.Kanë qenë fqinjët e viktimave që kanë njoftuar policinë pas britmave dhe të shtënave me armë që kishin dëgjuar, por sipas “ Bild” ambulanca dhe policia i kanë gjetur të pajetë viktimat.Mësohet se ndaj 68-vjeçarit kishte pasur edhe më herët denoncime dhe për këtë arsye policia patrullonte shpesh atë zone.Ai ishte i divorcuar nga gruaja e tij prej një viti dhe jetonte aty pranë.Dëshmitarët thonë se në vendngjarje, pasi kishte ndodhur krimi ka mbërritur edhe ish¬ gruaja e autorit, e cila ka marrë kërcënimin “Do të vras dhe ty”.Për policinë mbeten ende të paqarta shkaqet dhe rrethanat e vrasjes. Deri tani në cilësinë e provave materiale të moshuarit shqiptar i janë sekuestruar arma e krimit, pistoletë,  të cilën e mbante pa leje.Gjithashtu mësohet se 68-vjeçari ka rezultuar pozitiv në testin e alkoolit, çka tregon se ai ka qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.Ndërsa hetimet vazhdojnë shqiptari do të përballet me akuzën për vrasje të dyfishtë dhe mbajtje pa leje të armës zë zjarrit.