Zbardhet grabitja e biznesmenit në Lezhë, në kërkim autori
Policia zbardh autorin e grabitjes dhe dhunimit të biznesmenit, pronar i një fabrike tullash, Petrit Shjefni më 22 shkurt të 2015 në qytetin e Lezhës.Mësohet se Shjefni, administrator i një biznesi në Lezhë është dhunuar një hyrje të banesës së tij nga persona të armatosurPolicia e Lezhës përmes një deklarate informoi më 19 shtator se autori I dyshuar dhe I shpallur në kërkim për akuzën e "vjedhjes me dhunë" është Dorian Prendi, 29 vjeç, banues po në Lezhë.Gjithashtu dy persona janë arrestuar për akuzën "Moskallzim krimi" dhe "Deklarim të rremë". Të arrestuarit janë Florjan Marku, 30 vjeç, banues në Grykë Zezë Lezhë, dhe Aleks Prendi 34 vjeç, banues në Grykë - Zezë Lezhe.Vjedhja me dhunë ndodhi rreth tre -kater metra në hyrje te baneses së biznesmenit banues në Merqi Lezhe. Si ndodhi grabitjaNgjarja është shënuar rreth orës 23:00 të së dieles 22 shkurt 2015 në fshatin Gryk Zezë të Lezhës, në afërsi të fabrikës së tullave e cila është në pronësi të përsonit në fjalë.Ata kanë qëndruar të fshehur në hyrje të banesës. Sapo Petrit Shtjefni ka zbritur nga mjeti i tij fuoristradë ML me targa AA898GU, është gjendur përballë grabitësve të cilët nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar t'u dorëzonte lekët dhe sendet me vlerë që kishte me vete.Shtjefni ju ka bërë rezistencë tre agresorëve, por këta të fundit e kanë goditur me levë në kokë duke e plagosur, por fatmirëisht pa i shkaktuar dëmtime serioze për jetën.Pasi e kanë goditur, tre grabitësit kanë vepruar, duke i marrë biznesmenit një sasi parash dhe sende të tjera me vlerë që ai kishte në automjet.Krahas kësaj, tre agresoret i kanë marrë në automjet dhe pistoleten mod.54 me nr.13028817, të cilën e kishte me leje dhe janë larguar me shpejtësi në këmbë.Familjarët e gjetën biznesmenin në gjendje shoku, njoftuan policine.[caption id="attachment_582807" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku ndodhi grabitja e Petrit Shtjefnit 22 shkurt 2015[/caption] /Oranews.tv/