Putin e Berluskoni pijnë verë sëbashku
Presidenti rus Putin dhe ish-kryeministri italian Berluskoni e shpenzuan javën e kaluar duke vizitiuar rrënojat e lashta të Krimesë.Mediat ruse raportojnë se ata pinë verë në punishten e njohur të verës në Krime, Massandra.Massandra ishte pronë e qeverisë ukrainase përpara aneksimit të Krimesë nga Rusia në mars të vitit 2014.Një televizion rus tregoi javën e kaluar Silvio Berluskonin që po shikonte me kujdes shishet e verës të mbuluara nga pluhuri. Më vonë miliarderi italian pa një shishe të vitit 1891 dhe pyeti në anglisht: “A mund ta pijmë?”Është e paqartë se çfarë ndodhi me atë shishe, por sipas BBC ajo kishte një vlerë prej 90 mijë dollarësh.“Kjo është jë nga 5 shishet që jo vetëm përbën trashëgimininë e punishtes Massandra ose të Krimesë, por trashëgimi e të gjithë popullit ukrainas,” tha Nazar Kholodnystky oër Associated Press.

