Refugjatët kërkojnë mënyra të reja për në Europë në mes të rrugëve pa krye të Ballkanit

Emigrantët e bllokuar në Kroaci kanë bërë përpjekje  të reja për të vazhduar rrugën për në very pavarësisht lëvizjeve nga Sllovenia e Hungaria për të mos i lënë ata.Policia sllovene përdori sprajt mbrëmjen e së premtes (18 shtator) për të shpërndarë një grup emigrantësh që po përpiqeshin të kalonin nga Kroacia.Hungaria ndërkohë, akuzoi Kroacionë për shkeljen e ligjit ndërkombëtar pasi azilkërkuesit u dërguan përtej kufirit pa u regjistruar.Bashkimi Europian, që është i ndarë në këtë krizë, do të mbajë bisedime urgjente javën e ardhshme.Gjatë natës, mijëra emigrantë që u përpoqën të kalojnë nga Ballkani për në vendet e Europës Veriore ndenjën në stacione treni ose flinin në rrugë.Por ndërsa kontrollet janë shtuar, shumë refugjatë janë larguar nga rrugët e transportit, duke ecur nëpër ara për të arritur kufijtë.Në një ditë kaosi si ajo e së premtes, refugjatët po mundohen të lëvizin nga njëri kufi te tjetri për të gjetur rrugë kalimin ndërsa qeveritë mbeten të ndara përsa i përket menxhimit të krizës._85634285_029141995 _85634332_029144700-1 emigrante_85630511_balkans_migrants_624_v7 /Oranews.tv/